Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk miratohet Mocioni i Vetëvendosjes për pezullimin e privatizimit (te Shperndarjes)

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e opozitës, i cili kërkonte ndalimin e procesit të privatizimit. Me 45 vota për, 53 kundër dhe 3 abstenime, kuvendi ka votuar kundër mocionit të Vetëvendosjes. Në fillim të seancës deputetët opozitarë kanë kontestuar ligjërisht mundësinë që PDK të paraqitet me Rezolutë të saj, përmes të cilës kërkohet vazhdimi i procesit të privatizimit. Në fund është vendosur që të hedhet për votim vetëm mocioni i Vetëvendosjes.
Me Mocionin e opozitës, kërkohej që vendimi për privatizimin e PTK-së  të  sillet në Kuvendin e Kosovës për aprovim, së bashku me një  strategji e cila i definon qartë interesat e shtetit në këtë aset publik. Veç kësaj, kërkohet të qartësohet edhe mënyra se si do të  përdorën mjetet nga privatizimi i kësaj ndërmarrjeje publike.
Opozita insiston që  Kuvendi ta rishqyrtojë edhe aranzhmanin për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, dhe njëkohësisht kërkon që Qeveria ta sjell një vendim të ri për privatizimin e këtij aseti për miratim në legjislativ.
Në seancën e sotme nuk u votua fare për Mocioni-Rezoluta e PDK-s, që ishte një kundërmocion i të parit dhe me të cilin kërkohej që Agjencia Kosovare e Privatizimit të vazhdojë krijimin e ndërmarrjeve të reja përmes privatizimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore si dhe Fondi i Mirëbesimit të ofrohet në shfrytëzim dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gazeta Koha Ditore, 11.10.2012