Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lituania padit “Gazprom”-in, abuzoi me çmimin e gazit

Lituania do të hapë një padi ndaj “Gazprom”-it, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1,9 miliardë dollarësh, për shitjen e gazit me një çmim më të lartë se vlera e tregut në mënyrë të padrejtë. “I kërkuam kompanisë ndryshimin e çmimeve, përpara se të drejtoheshim në dyert e gjykatës, por kjo nuk ishte e mundur”, deklaroi kryeministri lituanez, Andrius Kubilus, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Republikës ish-Sovjetike, në brigjet e Detit Baltik.
“Gazprom”-i, aktualisht është duke hetuar për dëmtimin e konkurrencës, krijimin e monopoleve dhe caktimin abuziv të çmimit të gazit edhe nga ana e Komisionit Europian. Gjigantët rusë të gazit përmbushin rreth 20% të nevojës së Bashkimit Europian për gaz, por në disa vende janë dominues absolutë të tregut.
Sipas KE-së, “Gazprom”-i mund të jetë duke abuzuar me statusin që ka fituar në treg, akuza që detyruan Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të nënshkruan një dekret i cili pengon kompanitë e kontrolluara nga shteti që t’i dorëzojnë dokumente autoriteteve të huaja, pa marrë më parë miratimin e Moskës. I njëjti kusht do të vendoset edhe për nënshkrimin e të gjithë kontratave me shtetet dhe kompanitë e tjera të huaja.

Gazeta Shqip, 03.10.2012