Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Toyota prezanton modelin e makinës së re elektrike “eQ”

Kompania japoneze e automobilave ka prezantuar modelin e makinës së re elektrike “eQ”.
Zëvendëspresidenti i korporatës Toyota Motor, Takeshi Uçijamada ka pozuar në foto në një prezantim në Tokio derisa po vendoste mbushësin për të mbushur bateritë e makinës së re mini “eQ”.
Toyota ka lansuar këtë linjë të re të prodhimeve, ndërsa deri në vitin 2015 ka paralajmëruar disa modele të reja të makinave elektrike.
Bateritë e përbëra prej litiumi dhe joni janë të prodhuara nga “Panasonic”.
Toyota përkushtohet për të rritur kapacitetin prodhues të këtyre automobilave pas shqetësimeve për rritjen e ndotjes së ambientit dhe pas rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të derivateve të naftës.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 25.09.2012