Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Australia synon 10% te energjise nga oqeanet

Shkencetaret ne Australi kane arritur ne perfudimin se oqeani eshte nje burim energjie, i cili mund te siguroje 10 perqind te elektricitetit te nevojshem per kete shtet-kontinent deri ne vitin 2050. Mbas studimeve te shumta, shkencetaret thone se permes shnderrimit te fuqise ujore oqeanike, mund te sigurohet prodhimi i energjise elektrike.
Grupi kerkimor shkencor australian i quajtur CSIRO thote se oqeani mund te prodhoje 10 % te energjise se nevojshme per shtetin e Australise ne 4 dekadat e ardhshme.
Kjo energji eshte e mjaftueshme per te furnizuar qytetin jugor te Melburnit.
Shkencetaret prane institutit Carnegie ne qytetin Parth te Australise po perdorin teknologjine CETO per te marre energjine natyrore te oqeanit. CETO eshte energjia e vales e cila mund te shnderrohet ne burim energjie. Drejtori menaxhues i kesaj korporate Michael Ottaviano thote se eshte projektuar nje sistem kompleks i cili mund te shnderroje dallgezimin oqeanor ne energji:
“Teknologjia CETO e perdorur nga instituti Carnegie eshte per pompimin e valeve oqeanike. Kjo teknologjie merr energjine e ujit te oqeanit duke e percjelle ate tek pompat e CETO-s te cilat jane te vendosur ne tabanin e oqeanit dhe pemes nje turbine hidroelektrike prodhohet energjia eletrike”.
Kompania me qender ne Australine perendimore ka sigururar nje kontrate per te prodhuar energji per bazen detare me te madhe te vendit.
Michael Ottaviano thote se oqeani eshte nje burim i perhershem dhe duhet shfrytezuar.
Ian Cresswell eshte drejtues i programit per pasurimin e oqeaneve prane grupit CSIRO ne Hobart. Ai shprehet optimist, ndonese i rezervuar, persa i perket te ardhmes se energjise elektrike te prodhuar nga valet e oqeanit.
“Eshte ende heret per te folur, por potencialisht ne mund te sigurojme nje sasi te madhe energjie. Deri ne 10 perqind te energjise se nevojshme ne vitin 2050 ne mund t’a sigurojme nga valet oqeanike”.
Teknologjia, kostot dhe ndikimi ndaj mjedisit jane te gjitha pengesa qe duhen kapercyer dhe Ian Croswll shpreson se Australia do te jete vendi i pare qe do te vere ne perdorim energjine oqeanike.
Me rritjen e cmimit te energjise elektrike, kjo mund te jete nje zgjidhje e cila do te sjelle ndryshime te ndjesheme.

Zeri i Amerikes, 25.09.2012