Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Meksikë, 26 viktima nga shpërthimi në një rafineri nafte

Një shpërthim që pasoi përfshirjen nga flakët të një rafinerie nafte në shtetin verior të Meksikës, Tamaulipas ka shkaktuar vdekjen e 26 personave. Kompania shtetërore e naftës, Pemex, tha kjo kishte ndodhur në qytetin Reynosa, pranë kufirit me SHBA-në. Shkaku është ende i paqartë, por zyrtarët thanë se ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e shpejtë të flakëve. Një aksident i ngjashëm ndodhi muajin e shkuar, kur një tjetër rafineri e Pemex u përfshi nga flakët, por për fat të mirë nuk pati as viktima e as të plagosur.

TV Albanian Screen, 19.09.2012