Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mungesa e reshjeve, bie me 15 metër niveli i Fierzës

Thatësira e tejzgjatur ka ulur ndjeshëm prurjet në kaskadën e lumit Drin, gjë që është reflektuar dhe në liqenin e Fierzës. Niveli i ujit në këtë liqen ka rënë përgjatë gjithë muajve si pasojë e mungesës së reshjeve. Rënia e nivelit është më se e dukshme, ndërkohë që burime pranë hidrocentralit të Fierzës konfirmojnë se niveli ka rënë me rreth 15 metër nga kuota maksimale. Niveli i ulët i ujit në basenin e Drinit në fillim të dimrit e vështirëson situatën, për shkak se konsumi i energjisë në këtë stinë rritet ndjeshëm me nga më shumë se 6 milionë kilovat/orë në ditë. Nga ana tjetër, rentabiliteti i prodhimit ka rënë ndjeshëm. Pasi me të njëjtën sasi uji prodhohet më pak energji, kur niveli i ujit bie poshtë kuotës 275 metër. Sipas specialistëve, edhe nëse do të ketë reshje në javët në vijim, nuk parashikohet të ketë përmbytje, pasi ato do të ndihmonin mbushjen e basenit të liqenit, duke favorizuar dhe një menaxhim të mirë të ujit.

Gazeta Mapo, 13.09.2012