Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetroli, mbërrin konsulenti (eng also)

Ndonëse ka kaluar një javë nga mbajtja e tenderit të ‘Albpetrol’, sërish procesi vazhdon të mbështillet nga një mister i madh.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, nuk ka shpallur apo bërë publik asnjë informacion në lidhje me procesin e vlerësimit të ofertave. Në deklaratat e herëpashershme autoritetet thonë vetëm se po verifikojnë dokumentacionin.
Por ndonëse zyrtarisht Qeveria hesht, si asnjëherë më parë në një tender kaq të rëndësishëm, jashtë syve të publikut duket se ka zhvillime jo të vogla. Top Channel ka mësuar se në Shqipëri ka mbërritur, diplomati i njohur amerikan Frank Wisner. Zoti Wisner, i cili mësohet se ka patur takime me zyrtarë të lartë në Tiranë, është pjesë e kompanisë ‘Patton Boggs’, amerikanes që këshillon Qeverinë shqiptare në vlerësimin e ofertave dhe kritereve për shitjen e ‘Albpetrol’. Pikërisht procesi i vlerësimit është dhe ai që po mban pezull dhe në heshtje fatin e privatizimit më të madh të të gjitha kohërave në Shqipëri. Ky proces duket jo pak i lehtë, vecanërisht në dy pika të nxehta, që lidhen me sigurinë e garancisë financiare dhe përmbushjen e kriterit strategjik.
Në rastin e konsorciumit, që ofroi cmimin më të lartë në tender, në të dy këto pika ka jo pak pikëpyetje.
Së pari ndonëse zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim, burime konfidenciale thonë që garancia është lëshuar nga një bankë, e cila nuk bën pojesë në 50 më kryesoret në botë ashtu sikur parashikon vendimi për kriteret që ka miratuar qeveria. Së dyti vec pikëpyetjeve në lidhje me garancinë, i paqartë mbetet edhe kriteri strategjik, ai që detyron kompaninë fituese të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë ndërkombëtare  në sektorin energjetik.
Nga të dhënat që janë publike, si për ‘Vetron’ ashtu dhe “Silk Road” ky kriter vihet në dyshim.
Në gjithë këtë situatë të paqartë, vizita e Wisner-it në Tiranë vështirë të besohet se është e rastësishme. Ajo qe dihet eshte se konsulenti amerikan ne kontraten e tij ka nje bonus fitimi sa here tenderi ka sukses, pra ka nje fitues. Dhe ne kete rast tarifa e suksesit eshte 2.5 per qind e çmimit te shitjes, ose nje biznes prej 22 milione eurosh.

Consulant for “Albpetrol” arrives in Tirana
Although one week has passed from the tender for the sale of “Albpetrol”, the process is still surrounded by great mystery.
The Tender Evaluation Committee has not announced or made public any information regarding the bid evaluation process. Authorities say through periodic statements that they are still assessing the documentation.
Although the government is staying silent as never before in such an important tender, considerable elements are taking place out of the public’s eye. Top Channel has learned that the well known US Diplomat, Frank Wisner, has just arrived in Albania. Wisner has met high rank officials in Tirana as part of the US Patton Boggs Company that advised the Albanian government about the bid evaluations and the criteria for the sale of Albpetrol. The evaluation process is what is keeping in suspension the fate of the biggest privatization in Albania. The process doesn’t seem easy, especially in some two hot points related with the security of the financial guarantee and the fulfillment of the strategic criteria.
There are several questions for the consortium that offered the highest bid in this tender.
Although there is no official confirmation, confidential sources say that the guarantee was released by a bank that is not one of the best 50 banks in the world, as provided by the decision approved by the government. Secondly, besides the questions regarding the guarantee, there is another unclear situation about the strategic criteria that says that the winning company must have at least 5 years of international experience in the energy sector.
The public data for “Vetron” and “Silk Road” show that there might be suspicions on this criterion.
In this unclear situation, the visit of Wisner in Tirana might not be casual. What is known is that the US adviser has a bonus each time that the tender is successful, and on this case, the fee is 2.5% of the sale, or 22 million EUR.

TOP Channel, 13.09.2012