Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ Shpërndarje: Për të rritur transparencën, tenderat online

CEZ Shpërndarje ka njoftuar se fillim te korrikut se duke filluar nga data 2 korrik 2012, të gjitha aplikimet për pjesëmarrje në tenderat e organizuar nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike do të bëhen online.
Tenderimi online është projekti më i ri i CEZ Shperndarje, i cili synon të rrisë transparencën, sigurinë dhe efikasitetin në proceset e tenderimit që organizon kompania. Bashkëpunëtorë të “CEZ Shpërndarje”, apo kompani që janë të interesuara për një bashkëpunim të ngushtë me një nga operatorët më të mëdhenj në tregun shqiptar të energjitikës, mund të vizitojnë faqen zyrtare www.cez.al, ku mund të gjejnë një informacion më të detajuar në lidhje me këtë projekt, çdo njoftim për tender, si edhe listën e kritereve dhe dokumentacionit që duhet plotësuar për të marrë pjesë në tenderat që organizon “CEZ Shperndarje”.

energjia.al, 03.09.2012