Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Panariti fton bizneset kineze të investojnë në Shqipëri

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë, ka ftuar biznesin e këtij vendi që të rrisë investimet në Shqipëri. Gjatë takimit me homologun e tij, Jang Jieki, Panariti, theksoi se bashkëpunimi dypalësh duhet të zgjerohet edhe në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, në rritjen e pranisë së investitorëve kinezë në vendin tonë etj., duke sjellë një dinamikë të re të këtyre marrëdhënieve.
Duke u ndalur në potencialin e madh të bashkëpunimit dypalësh, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, i kushtoi vëmendje të vecantë marrëdhënieve në fushën ekonomike, sidomos investimeve kineze në fusha konkrete, si në energjitikë, në industrinë e minierave, turizmit, në Zonat e Lira me status “Park Industrial” etj., si dhe përkushtimit të Qeverisë Shqiptare për këto fusha, nëpërmjet të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor, për t’u krijuar tërë lehtësitë investimeve të huaja. Gjatë vizitës në Kinë, ministri Panariti zhvillloi një vizitë në kompaninë e njohur kineze në fushën e telakomunikacionit Huauei.
Kjo është një kompani me aktivitet të shtrirë në shumë vende të botës dhe e pranishme në Shqipëri që nga viti 2008. Ajo i ofron shërbimet e saj kompanive shqiptare të telekomunikimit si Albtelekom dhe të gjithë operatorëve celularë.

Scan-Tv, 21.08.2012