Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjedhja e naftës në Arktik mund të ketë pasoja katastrofale

Ekologët kanë potencuar rrezikun e rrjedhjes së naftës në Arktikun rus, ku kompania shtetërore ruse “Gasprom” ka ngritur një platformë të madhe të shpimit.Grupet ekologjike “Grinpis” dhe fondi botëror për natyrën kanë paralajmëruar se formimi i puseve në Arktikun rus për qëllime të prodhimit të naftës do të mund të përfundojë me pasoja katastrofale, shkaku i mungesës së teknologjisë dhe infrastrukturës për ta luftuar derdhjen e mundshme të brendshme të naftës atje. Këta ekologë në raportin e tyre kanë potencuar rrezikun e rrjedhjes së naftës në Arktikun rus, ku kompania shtetërore ruse “Gasprom” ka ngritur një platformë të madhe të shpimit, me qëllim të kërkimit të naftës.Platforma, 1.000 kilometra larg portit më të afërtNë raport thuhet se një rrjedhje e madhe e naftës në puset do të mund të ndotë hapësirë dhe pasuri natyrore në brigje dhe ishuj për një afat prej vetëm njëzet orë rrjedhje, përderisa shërbimeve për gjendje të jashtëzakonshme për të arritur atje ju nevojiten së paku tre ditë. Kjo platformë është së paku 1.000 kilometra larg portit më të afërt. Drejtori i grupit “Greenpeace international” Kumi Naido në konferencën e tij për shtyp ka thënë se raporti paraqet reflektim “shumë real, marrë parasysh faktit se njollat e naftës në Arktik do të ishte e pamundur t’i pastrojmë. Një rrjedhje e mundshme prej 10.000 tonë naftë për pesë ditë do të mund të ndotë miliona kilometra kuadrate ujë, është paralajmëruar në raport. Aktivistët insistojnë se prodhimi i naftës në Arktik është joprofitabil dhe se nuk mund të ekzistojë pa subvencionet qeveritare. Kompanitë e naftës nuk do të gërmonin aq thellë në Arktik, sikur të mos ishin politikanët për t’ua kujtuar një gjë të tillë, tha drejtori për Rusi në fondit botëror, Igor Çestin. Kompanitë ruse të naftës kurrë më parë nuk kanë punuar në kushte të tilla të papërshtatshme çfarë mbretërojnë në Arktikun e akullt. “Gazprom” ishte pionier në zhvillimin e Arktikut rus. Kjo është kompania e parë, e cila vitin e kaluar ka filluar ndërtimin e puseve në jugperëndim të Rusisë. Vlerësohet se ajo fushë e naftës së përmasës diku rreth 6. 6 milionë tonë naftë. Ekologët besojnë se hulumtimi i naftës në Arktik paraqet një rrezik të cilin njeriu nuk guxon t’ia lejojë vetes, sepse nuk ekziston teknologji që në kushte të akullta do të mund t’i largonte njollat e naftës, para së gjithash nën akull. Një hulumtim i agjencisë AP ka treguar se për çdo vit rrjedh së paku 1 për qind e prodhimit vjetor të naftës ruse, përkatësisht rreth pesë milionë tonë naftë.“Gazprom”: Hulumtimi për naftë në Polin Verior, krejtësisht i sigurt.Kompania ruse “Gazprom” ka demantuar raportin e ambientalistëve, duke theksuar se gërmimi për naftë në Polin e Veriut është krejt i sigurt. “Gazprom” ka deklaruar se platforma është bërë sipas puseve me teknologjinë më të lartë dhe se i plotëson të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit.

Gazeta Kosova Sot, 16.08.2012