Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom kerkon te bleje Milanin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe bosi i Milanit, Silvio Berluskoni, kanë nisur bisedimet për mundësinë e shitjes së aksioneve të klubit kuqezi tek kompania ruse e gazit “Gazprom”.
Gjiganti rus i gazit kërkon ta zgjerojë më tepër aktivitetine tij në botën e futbollit, pas marrjes së të drejtës për të sponsorizuar klubin rus, Zenitin, atë gjerman, Shalke 04 dhe Yllin e Kuq të Beogradit “Investitorët e huaj? Pse jo. Dyert tona janë të hapura për këdo që dëshiron të ndihmojë. Zemra jonë është me Milanin dhe e vetmja gjë që ne duam është që klubi të jetë më i miri”, deklaroi Berluskoni për mediat italiane. Fundjavën e kaluar, ish-kryeministri italian ishte për një vizitë jo politike në Rusi, ku mendohet se është takuar me përfaqësuesit e “Gazprom”-it. Së fundi Milani shiti te Paris Sën Zhermeni dy ndër lojtarët e tij më të mirë, Zlatan Ibrahimoviçin dhe Tiago Silvën, duke futur në arkat e klubit rreth 60 milionë euro.
“Financat tona do të jenë më të mira gjatë 3-4 viteve të ardhshme”, ka thënë Berluskoni.

Gazeta Start, 07.08.2012