Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, përplasje për tarifën e lirë

Ish-anëtari i VMRO – DPMNE-së,  Dimitar Petrov tani kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë është vënë në shërbim të qeverisë pasi ka zgjedhur pikërisht periudhën e tanishme e jo atë të parazgjedhjeve për të shtrenjtuar energjinë elektrike dhe për të hequr tarifën e lirë për konsumatorët  që ishte prej orës 13 deri në ora 16. Akuzat vijnë nga partia opozitare, LSDM e cila thotë këtë veprim të pushtetit asesi nuk do ta harrojnë pensionistët, të papunët dhe të tjerët që jetojnë me ndihma sociale të cilët periudhën e tarifës së lirë gjithmonë e shfrytëzonin për përgaditjen e drekës më të lirë. Prandaj, nga LSDM-ja kërkuan nga Komisioni Rregullator ta kthej tarifën e lirë ndërsa i bënë thirrje VMRO- DPMNE-së mos të justifikohet me gjoja pavarësinë e komisionit dhe publikisht ti bashkohet kërkesës së LSDM-së.  ‘Nëse apeli ynë nuk pranohet, njoftoj se do ti përdorim të gjitha masat e mundshme demokratike. Së pari, pas rifillimit të punës së Kuvendit do të paraqesim projekt-vendimin për të shkarkuar kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator edhe atë me procedurë urgjente. Ne presim që Kryetari i Parlamentit Veljanovski propozimin tonë ta vë në rend dite. Nëse ai nuk e bën këtë për shkak të interesave partiake të VMRO – DPMNEsë, do të paraqesim interpelancë për anëtarët e Komisionit Rregullator “, tha Zoran Jovanovski, LSDM. Nga LSDM-ja thonë se ndryshimi i tarifës është një nga lëvizjet më tinëzare që ka bërë pushteti edhe atë para festës ‘Ilinden’ që e gjithë kjo të kalojë pa u vënë re në mediat. Ndërkohë në reagimin me shkrim nga VMRO- DPMNE-ja thuhet: ” Është hipokrizi dhe e papërgjegjshme që të sillet si përkujdesës i standardit të qytetarëve dhe të varfërve. Për këtë u desh të mendoj gjatë mandatit të parë Cërvenkovski kur varfëria rritej në mënyrë marramendëse dhe kur qindra e mijëra njerëz erdhën buzë egzistencës për shkak të privatizimit të tij kriminal “, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së duke e vlerësuar reagimin e LSDM-së si marketing politike.

TV Alsat M, 03.08.2012