Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ Shperndarje rrit importin e energjise

Cez Shpërndarje informon publikun për veprimet e ndërmarra nga CEZ a.s. dhe CEZ Shpërndarje për rritjen e importit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e situatës financiare të CEZ Shpërndarje. Në zbatim të Rregullave të Tregut të Energjisë në Shqipëri të cilat detyrojnë CEZ Shpërndarje të mbulojë nivelin e humbjeve nëpërmjet importit të energjisë, CEZ Shpërndarje, më datë 23 Korrik 2012, hapi tenderin për blerjen e energjisë për periudhën nga 27 Korrik deri më 31 Dhjetor 2012.
Të gjithë tregtarëve aktivë në tregun shqiptar iu është kërkuar të marrin pjesë në tender, por situata është e vështirë, në mënyrë të veçantë për shkak të disponibilitetit të kufizuar të Kapaciteteve te Interkonjeksionit Nderkufitar, (të cilat aktualisht janë të zëna nga tregtarët që realizojnë marrëveshje tranziti nga Serbia në Greqi) – këta tregtarë po kushtëzojnë ofertat e tyre duke kërkuar kushte pagese të cilat CEZ Shpërndarje aktualisht nuk mund t’i përmbushë.
Si e vetmja kompani shperndarese ne vend, nen kuadrin e garantimit te furnizimit me energji elektrike te Shqiperise per muajt e dimrit qe do te vijne, nderkohe qe perdorimi i energjise eshte ne pikun e saj, CEZ Shperndarje ka vendosur te rrise importin e energjise elektrike per muajin Gusht ne 350 MW. Ky vendim eshte pjese e hapave te ndermarre nga CEZ dhe Autoritetet Shqiptare per te stabilizuar situaten energjetike ne Shqiperi. Sipas kontrates, CEZ Shperndarje eshte i gatshem te importoje energji elektrike mjaftueshem per te mbuluar humbjet ne rrjet, por duke synuar ne te njejten kohe nje sherbim me te mire per klientet e saj, Kompania Meme ne Prage ka vendosur te alokoje me shume financim per kompanine e shperndarjes ne Shqiperi, per te siguruar energjine e nevojshme per furnizim te panderprere.

energjia.al, 01.08.2012