Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Irani: Burime nafte të paktën deri në fund të shekullit

Ministria iraniane e Energjetikës njoftoi se gjetja e fushave të reja naftëmbajtëse në vend do të sigurojë mundësimin edhe të rreth gjashtë miliardë fuçive naftë.
“Në qoftë se prodhimi aktual dhe eksporti do të mirëmenaxhohen, atëhere Irani do të ketë rezerva nafte për 80 vjet dhe gaz natyror për 150”, deklaroi ministria me anë të një komunikate.
“Burimi i ri është zbuluar në Jadaravan”, deklaroi ministri iranian i Naftës, Rosram Kasemi.
Nga fundi i vitit të kaluar rezervat iraniane të naftës janë rritur në 154,8 miliardë fuçi.
Sidoqoftë, Irani ka vështirësi në shitjen e naftës për shkak të sanksioneve gjithnjë e më të ashpra të SHBA-së dhe BE-së, që u vendosën në janar të këtij viti.

www.balkanweb.com, 08.07.2012