Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC i jep fund uljes së çmimit të naftës

Vlera do të shkojë sërish në 110 dollarë për fuçi.
Uljes së çmimit të naftës si pasojë e mbiprodhimit dhe paralelisht uljes së kërkesës, duket se po i vjen fundi. Shkak është bërë ndërhyrja e tre vendeve më të mëdha prodhuese të karburantit, që kanë deklaruar se do të ulin prodhimin. Ka mjaftuar vetëm kjo deklaratë që tregjet të tronditen dhe të sjellin një rritje të menjëhershme të çmimit për fuçi me rreth një dollarë. OPEC u zotua për të eliminuar mbiprodhimin në mënyrë që të rrisë të ardhurat për vendet anëtare të saj. Tregjet reaguan dhe nga shpresat që dha Rezerva Federale e SHBA-ve, e cila do të ndërmarrë masa të reja stimuluese për të forcuar ekonominë më të madhe në botë. Fill pas këtyre lajmeve në bursën e Nju Jorkut çmimet në kontratat për shitjen e karburanteve u rritën me një shtesë prej 57 cent në 84,48 dollarë për fuçi, ndërsa një javë më parë ccmimi për fuci po prekte 83 dollarëshin. Ndërkohë që për marrëveshjet e tregëtimit, apo porosinë për në muajin gusht për në Londër çmimi u rrit me 41 cent në 97,58 dollarë.
” Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ra dakord për të mbajtur në të ardhmen një tavan të pandryshuar të sasisë së karburantit për tregëtim”, u tha për mediat pas një takimi të zhvilluar të enjten në Vjenë mes të tre vendeve.
Vendet e OPEC do të prodhojnë 1.6 milion fuçi në ditë. Kjo ulje e sasisë së prodhimit do t’i japë një nxitje çmimit të tregëtimit si pasojë dhe të vendosjes nga kërkesë- oferta.
Naftës bruto “Brent” në SHBA i ka ranë çmimi në 128 $ për fuçi në fillim të marsit. Kjo dhe për shkak të uljes së kërkesës për karburant por dhe lajmeve të shpeshta për krizën në eurozonë por dhe ngadalësimin e ekonomisë në Kinë. Ndërsa me deklaratën e OPEC gjërat do të rikthehen drejt shtrenjtimit.
Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Abdullah El-Badri tha se ekonomia botërore nuk do të kërcënohet nga çmimet e naftës së lartë, që mund të shkojë sërish në 110 dollarë për fuçi. Pavarësisht se ekspertët kanë mendimin se një rritje e çmimit të naftës do të frenojë rimëkëmbjen ekonomike në mbarë botën. “110 dollarë për një fuçi nuk është një kërcënim për rritjen ekonomike botërore”, deklaroi El-Badri për gazetarët të premten.
OPEC, anëtarët e të cilit përfshijnë Arabinë Saudite, Iranin dhe Nigerinë, prodhojnë rreth një të tretën e karburantit në botë. Ndaj dhe janë përcaktues në vijimin e çmimit në tregje.
 
Gazeta Metropol, 16.06.2012