Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Verbund gati të blejë tre hidrocentrale

Firma Austriake, Verbund AG, është e interesuar për të blerë katër hidrocentralet e nxjerra në shitje nga qeveria shqiptare. Kjo kompani e cila operon në rajonin mes Austrisë dhe Turqisë, shikon me interes investimin afatgjatë në blerjen e hidrocentraleve Bistrica 1, Bristrica 2, Ulzë – Shkopet.
Katër hidrocentralet kanë një kapacitet 80 megavat dhe ekspertët mendojnë se çmimi i saj shkon deri në 1 milion euro për megavat.
Për blerjen e tyre gjithashtu është e interesuara edhe kompania franceze CNR dhe kompania austriake tjetër EVN AG, raporton Bloomberg.
Kompania austriake Verbund është duke ndërtuar hidrocentralin e Ashtës, e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti. Gjithashtu në bashkëpunim me firmën norvegjeze Stratkraft AS, po ndërton tre hidrocentrale në lumin e Devollit.
“Jemi të interesuar për tregun e energjisë së rinovueshme në Austri, Bullgari, Maqedoni dhe Shqipëri”, shprehet zëdhënësi kompanisë, Stefan Zach pa dhënë specifika. /F.S/

Gazeta Shekulli, 07.06.2012