Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zvicër, avioni me energji diellore nis aventurën në Mesdhe

HB-SIA do të fluturojë fillimisht për në Spanjë e më pas në Marok.
Ka nisur aventura mbi Mesdhe e avionit të parë të Solar Impulse, avionit zviceran me energji diellore. HB-SIA është ulur në aerodromin ushtarak të Payerne me drejtim Madridin, që do të jetë destinacioni i parë i udhëtimit interkontinental që do të vijoj me Marokun.
Në pultin e drejtimit janë André Borschberg dhe Bertrand Piçard.
“Gjëja më e jashtëzakonshme është fakti se mund të fluturosh, të ngjitesh deri në 9 mijë metra lartësi dhe të kesh mundësi të magazinosh më shumë energji sesa shpenzon duke fluturuar. Është një ndjesi shumë e fortë dhe emocionuese”, pohon Borschber.
Mjeti fluturues tepër i lehtë, i përbërë nga fibra karboni, duhet të përshkuajë më tepër se 2.500 km pa shpenzuar asnjë pikë karburant. Avioni ka fluturuar vitin e kaluar drejt Parisit dhe Brukselit.

Gazeta Shqip, 24.05.2012