Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

METE diskuton ndryshimet në ligjin për akcizat dhe tatimin

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës në mbledhjen e rradhës së Këshillit Konsultativ të Biznesit ka diskutuar ndryshimet në ligjin për akcizat e ligjin për tatimin.
Drafti parashikon që duke filluar nga 1 korriku, akciza të menaxhohet vetëm nga doganat, si për mallrat e importit, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend Projektligji nuk parashikon ndryshim në nivelin e akcizave, por menaxhim nga doganat në rrugë elektronike. Gjithashtu, do të ketë rregulla të reja për pagesën e saj.
Zëvëndës ministri i Financave Alfred Rushaj, deklaroi se mirëpret për pr/vendimin për akcizat. Rushaj propozoi që pagesat mbi tatimin të bëhen çdo 3 muaj.
Drafti i ri për akcizat, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ka ngjallur kundërshti nga përfaqësues të biznesit. Sipas tyre, pr/ligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës.

www.balkanweb.com, 17.05.2012