Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zvicër, CEZ në “listën e zezë”, shkak humbjet në Shqipëri (eng also)

Si pasojë e riskut financiar, me të cilin përballet dega e saj në Shqipëri, kompania më e madhe e sektorit eletroenergjetike e Republikës Çeke, CEZ, është vendosur në listën e kompanive më pak të preferuara nga ana e bankës së madhe zvicerane UBS AG, njoftoi sot Bloomberg.
Humbjet e kësaj dege kanë ndikuar së tepërmi në rezultatet e përgjithshme të grupit CEZ, sikurse e vuri në dukje një gjë të tillë para pak ditësh edhe presidenti i saj. Kompania CEZ Shpërndarje, degë e grupit CEZ, ka llogaritur se, si pasojë e mospranimit nga institucionet e shtetit shqiptar të kërkesës së saj për rritje të tarifës për klientët fundorë, ajo do të ketë më shumë se gjysëm miliardi dollarë humbje në tre vjet.
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në fund të vitit të kaluar ka hedhur poshtë kërkesën e CEZ-it për të rishikuar tarifat, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e KESH-it për të rritur tarifën e energjisë që Koorporata i shet operatorit të shpërndarjes. Kjo, sipas financierëve të CEZ Group në Pragë të Republikës Çeke, do të sjellë humbje në masën e mësipërme, po të merren parasysh rritja e çmimeve të energjisë nga importi, humbjet masive në rrjet, si dhe mosnjohja e sasisë së borxhit të keq, që do të kalonte pikërisht në rritjen tarifore.
Vlera e aksioneve të CEZ-it ka rënë 8.7% që nga fillimi i vitit, por të hënën (sot) në bursë nuk pësoi ndryshim, duke u tregtuar me 718 korona/aksioni, po aq sa të premten.

Gazeta Shqiptarja.com, 14.05.2012

CEZ Replaces E.ON in UBS’s Least-Preferred List on Albania Risk
CEZ AS, the biggest Czech electricity producer, was added to the list of least-preferred stocks at UBS AG, which cited losses on the company’s investments in Albania.
The Swiss bank removed E.ON AG (EOAN) from the list, citing the German utility’s “good” first-quarter earnings, according to a report to clients today from analysts Per Lekander in Paris and Alberto Gandolfi in London.
CEZ shares, which have declined 8.7 percent this year, were unchanged at 718 koruna today by 10:07 a.m. in Prague. E.ON fell 1.8 percent to 15.535 euros in German trading, taking its 2012 losses to 6.8 percent.

Bloomberg, 14.05.2012