Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, java e dytë me radhë në rënie

Kontratat e naftës kanë vijuar trendin rënës të tyre duke u përgatitur të regjistrojnë javën e dytë në radhë të rënies. Nafta po ecën në gjurmë të zhvillimeve në eurozonë që përcaktojnë dhe shqetësimet për ekonominë globale dhe parashikimet negativë për konsumin global të naftës bruto.
Ndikim negativ në vlerën e kontratave të naftës jep edhe tërheqja e përgjithshme e lojtarëve nga tregjet pas raportit për humbje 2 miliardë dollarë nga banka e investimeve JP Morgan. Ndërkohë shqetësimet për Greqinë dhe aftësinë e saj për të formuar një qeveri vijojnë të mbajnë konstant presionin mbi humorin e investitorëve. Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 93 cent në 111.80 dollarë për  fuçi.
Më herët kjo kontratë ra deri në 111.76 dollarë për fuçi. Kjo është java e dytë me humbje dhe pason rënien 5% të javës së kaluar. Nafta bruto amerikane për qershorin ra  deri në 95.78 dollarë për fuçi por ka rikuperuar një pjesë të humbjes dhe tani është në 96.08 dollarë për fuçi rënie me 1 dollarë për këtë ditë. Kjo është java e dytë me rënie për naftën amerikane dhe në ditën e mërkurë ka prekur edh epikën më të ulët që nga muaji dhjetor.

TV Scan, 11.05.2012