Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji pa ndërprerje, KESH nuk do të eksportojë këtë verë

Rezervat hidrike në kaskadën e Drinit janë përmirësuar ndjeshëm, duke rritur prodhimin e energjisë në vend, por pavarësisht kësaj KESH nuk do të eksportojë energji elektrike gjatë kësaj vere. Drejtori i Përgjitshëm i KESH -it, Engjëll Zeqo siguron qytetarët se rezervat hidrike garantojnë furnizim pa ndërpreje gjatë muajve në vijim dhe sidomos gjatë sezonit turistik.
“Sot kemi një situatë shumë të kënaqshme hidrike në kaskadën e Drinit. Kemi një kuotë në rezervuarin e Fierzës prej 292.8 m, në prurje relativisht të rendit 200 m3/sek. Pra, kemi një rezervë energjitike rreth 1 miliardë e 250 kv/h në kaskadë, duke garantuar një verë të qetë në këtë drejtim me drita,  duke garantuar një siguri më të lartë për të furnizuar pa asnjë lloj problemi gjatë muajve të verës, duke qenë se është sezoni turistik, konsumi është më i lartë”, tha Engjell Zeqo, Drejtor i KESH-it.
Konsumi i energjisë elektrike gjatë sezonit turistik rritet në të njëjtat nivele me muajt e fohtë të dimrit, ofro 21 deri 22 milionë kilovat orë në ditë. Pavarësisht rezervave të mjaftueshme hidrike, duke mos parashikuar situatën në muajt e vjeshtës, KESH frenohet të bëjë eksport.
“Momentalisht nuk mund të flasim për eksport, sepse referuar edhe rregullores, por dhe rezervës për të cilën duhe të sigurohemi gjithmonë në kuotën optimale që të dalësh në fund të muajit në kuotën 295-296 metra në Fierzë, çka do të thotë një garanci për pjesën tjetër. Nuk mund të bëhet fjalë për eksport sepse tani Fierza nuk garanton më një rregullim një vjeçar për shkak të konsumit të lartë që është. Nuk mund të flitet për teprica në këtë rast”, thotë Zeqo.
Aktualisht KESH prodhon 7.5 deri në 8 milionë kilovat orë energji, pjesa tjetër sigurohet nga CEZ nëpërmjet importit. Ngritja e temperaturave këtë kohë ka ulur konsumin ditor të energjisë. Gjatë kësaj periudhe konsumi ditor i energjisë arrin në 16 deri 17 milionë kilovat orë, ndërkohë që kompanitë e mëdha e sigurojnë vetë energjinë elektrike dhe jo nga CEZ Shpërndarja.

TV Albanian Screen, 11.05.2012