Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studimi i IFC për të ndihmuar Kompanitë e Prodhimeve Kimike të Evropës Jugore të përmirësojnë efektivitetin e tyre (eng also)

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nisur dje studimin e parë të këtij lloji për industrinë e prodhimit të kimikateve dhe plehrave për t’i ndihmuar kompanitë e Evropës Jugore të identifikojnë fushat ku ka nevojë për përmirësime të efektivitetit të burimeve dhe për t’u bërë më konkurruese. 
IFC-ja po kryen një analizë të thellë të kompanive të zgjedhura vendore në Ballkanin Perëndimor për t’i ndihmuar ato të përmirësojnë operacionet e tyre dhe për të kursyer në kosto përmes menaxhimit të efektivitetit të burimeve. IFC-ja gjithashtu do të kryejë një vlerësim në bazë sektori të industrisë së kimikateve të nitrogjenit dhe të prodhimit të plehrave, duke e matur këtë sektor me standardet e Evropës Perëndimore.
Plehrat e prodhuara përdoren në prodhimin e ushqimeve për gati gjysmën e popullsisë së botës, ndërsa prodhimi i plehut të nitrogjenit konsumon rreth 1.2 për qind të energjisë së përgjithshme të botës.
“Industria kimike dhe e plehrave në Evropën Jugore është një prodhuese e rëndësishme e eksporteve dhe e krijimit të vendeve të punës”, tha Viera Feckova, menaxhere e programit të IFC-së për Efektivitetin e Burimeve në Evropë dhe Azi. “IFC-ja po e nis këtë studim për të gjeneruar më shumë investime në efektivitetin e burimeve në këtë industri dhe për t’u dhënë mundësi vendimmarrësve të firmave vendase të bëjnë zgjedhje investimesh më të informuara, të cilat do t’i ndihmojnë ato të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar”.
Rezultatet e studimit të IFC-së do të shërbejnë si një instrument praktik i cili do t’i ndihmojë  vendimmarrësit e korporatave t’i krahasojnë operacionet e tyre me një spektër të gjerë konkurruesish dhe për të identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësime. IFC-ja, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Plehrave dhe me Shoqatën Evropiane të Prodhuesve të Plehrave, synon ta kthejë këtë iniciativë të matjes së efektivitetit të burimeve në një praktikë të rregullt globale në këtë industri. 
Ministria e Financave së Austrisë mbështet Programin e IFC-së për Efektivitetin e Burimeve në Evropë dhe Azinë Qendrore.
Rreth  IFC-së
IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh investues në botë, i përqendruar ekskluzivisht në sektorin privat. Ne i ndihmojmë vendet në zhvillim të sigurojnë një rritje të qendrueshme përmes financimit të investimeve, ofrimit të shërbimeve këshillimore për bizneset dhe qeveritë, dhe mobilizimit të kapitalit në tregjet financiare ndërkombëtare. Në vitin fiskal 2011, në kuadër të pasigurisë financiare globale, ne i ndihmuam klientët tanë të krijonin vende pune, të forconin efektivitetin mjedisor dhe të kontribuonin në komunitetet e tyre vendase – duke bërë kështu që investimet tona të japin një fitim prej pothuaj19 miliardë dollarë amerikanë. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në internet me adresë: www.ifc.org.

IFC Study to Help Chemical Production Firms in Southern Europe Improve Efficiency
IFC, member of the World Bank Group, launched yesterday a first of its kind benchmarking study of the chemicals and fertilizer production industry to help local firms in Southern Europe identify areas for resource efficiency improvements and become more competitive. 
IFC is conducting in-depth analyses of select local companies in the Western Balkans, to help them improve operations and save costs through resource efficiency management. IFC will also conduct a sector wide assessment of the region’s nitrogen chemicals and fertilizer production industry, benchmarking the sector against Western Europe.
Manufactured fertilizer is involved in the food production for nearly half the world’s population, and nitrogen fertilizer production consumes around 1.2 percent of the world’s total energy.
“The chemical and fertilizer industry in Southern Europe is a significant generator of exports and employment,” said Viera Feckova, manager of IFC’s Resource Efficiency Program in Europe and Central Asia. “IFC is launching this study to generate more investment into resource efficiency in this industry and enable decision makers at local firms to make more informed investment choices, which will help them to compete in the international marketplace.”
The IFC study results will serve as a practical tool for corporate decision makers to benchmark their operations against a broad spectrum of competitors and help to identify areas for improvement. IFC, in partnership with the International Fertilizers Association and the European Fertilizers Manufacturers Association, intends to turn this resource efficiency benchmarking initiative into a regular global practice in the industry. 
The Ministry of Finance of Austria supports IFC’s Resource Efficiency Program in Europe and Central Asia.
About IFC
IFC, a member of the World Bank Group, is the largest global development institution focused exclusively on the private sector. We help developing countries achieve sustainable growth by financing investment, providing advisory services to businesses and governments, and mobilizing capital in the international financial markets. In fiscal 2011, amid economic uncertainty across the globe, we helped our clients create jobs, strengthen environmental performance, and contribute to their local communities—all while driving our investments to an all-time high of nearly $19 billion. For more information, visit www.ifc.org.

energjia.al, 08.04.2012