Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshja detare mban peng miliardat për Shqipërinë

Megaprojekti / Flet Mozah, gruaja e dytë e Emirit të Katarit: Ideja gjigande për të investuar në zonën naftëmbajtëse nga Patosi në Sarandë, autostrada e bregdetit me 8 korsi, qëndrimi i grekëve dhe interesat mafioze që bllokojnë projektin
Duket e pabesueshme, ireale, përrallë nga ato të politikanit tragjik dhe dykohësh, Berisha! Por, “Çeku i Zi”, mrekullia, në të vërtetë, është një realitet në shpërthim, një profeci që dhe pse u hodh kotësisht dikur, në fillimet e demokracisë ëndërrimtare, nga i ndjeri Gramoz Pashko për “Çekun e bardhë”, në Berat është rishfaqur përsëri, por këtë radhë si për të vërtetuar realizimin e profecive politike që asnjëherë, thonë, nuk bëhen realitet! Thua edhe kjo qe ka nisur mund të prishet, si dinë përherë të bëjnë shqiptarët? Varet nga ne!…
Mozah bint Nasser Al Missned, është e dyta nga tre gratë e Emirit të Katarit, nga e cila kemi “zhvatur” idetë e burrit të saj për Patosin dhe zonën naftëmbajtëse që përfundon në detin e Sarandës! Është një ide gjigandeske, vazhdon të tregojë gruaja e dytë e Emirit, që e kanë nxitur dy shqiptarë në staf, por që ka pengesa, me sa di, sepse Shqipëria nuk e do pasurinë dhe më duket se duan t’ia falin Greqisë, për të cilën… “No Coment!”. Ne kërkojmë pavarësi në zonat, ku investojmë, nuk na pëlqejnë mafiet shtetërore!…
“Mafiet shtetërore?”, pyesim princeshën me hutim të patreguar!
“Po… sepse tashme mafiet janë shtete ose grup shtetesh…”
“Ç’kërkoni nga Patosi?”
“No Coment!” Është herët…një projekt ambicioz, për të afruar Katarin pranë Europës! Kina kishte një ide, por e largoi Beogradi, për Kosovën…Tani Kosova është e lirë!”
“Do e blini ju zonën?”
“Edhe mundet, varet nga Patosi..!’
“Por Patosi ka qeverinë në Tiranë?” e ngacmoj unë.
“Atëherë, do kërkojmë vend tjetër…mbyllet!”
“Në Greqi?”
“Kurrë, në Greqi!Atje shkojmë vetëm për arkeologjinë!..”
“Do bëni grataciela në Patos dhe bregut të Rivierës?”
“Nëse…”
“Edhe autostradë Patos-Vlorë-Sarandë me tetë korsi?”
“Nuk e di… por pse jo, nëse!”
“Edhe pistë për Formula Uno-n dhe stadium modern?”
“Mundet… no coment..!
Biseda mbyllet, ajo më përshëndet njerëzishëm, shkon në dhomë!…
Kush është Mozah bint Nasser Al Missned
Kush është në të vërtetë Mozah dhe çfarë do në “shtëpinë” tonë, Sardenjë? Nuk është e vështirë të zbulosh përse ajo ndodhët këtu! Tufa e gazetarëve dhe paparacëve që rrallë gjejnë afërsi takimi sy me sy me të, dinë dhe nuk dinë asgjë! Megjithatë, në mungesë të pyetjeve, përgjigjeve me kohëzgjatje, edhe një foto në largësi prej saj vlen! Mua më intereson biseda, por është vështirë të zgjat më shumë se 7 minuta, nga pesë të planifikuar me ngutje! No commentet e Mozah, janë dukuri e përgjithshme! Rrallë shpjegon, si përshkrova! Është e hekurt, e ftohtë edhe pse “no comment” janë të nxehtë si shkretëtirat arabike ku verdhërimi dhe qiellzbehja e peizazheve atje të ndjekin këmba këmbës, si paparacët këtej Europës! Ka mbërritur në Costa Smeralda, Sardenjë jo pa qëllim! Pas shtatë fëmijëve, edhe ajo ka krijuar perandorinë e saj ekonomike. E thonë të gjithë, madje dikush e vendos në kryetitujt e revistës. Mozah këtu bën shopping. Këtu ka vilat, terren. Një koleg më tregon se, kur ka dëshirë të bëjë shopping në Harrods, në Londër, ajo më parë e blen Harrods. Nëse dëshiron të udhëtojë me një makinë luksi, si Porsche, është e lehtë: Fondi i saj mbretëror e ka bërë të vetat 10 për qind të shtëpisë automobilistike në Stoçarda. E tillë është “sheikja” Mozah bint Nasser al Missned, gruaja e dytë nga tre gratë që ka Hamad bin Khalifa Al Thani, i fuqishmi Emir i Katarit. Mozah është mbretëresha e re e Costa Smeralda-s. Më 5 prill të këtij viti, në Milano është firmosur  akordi paraprak me të cilën Costa Smeralda Hollding (katër hotele, mes të cilëve “Cala del volpe”, “La Marina”, “Porti” dhe “Golf Club”, vilat dhe gjithë terreni nga Olbia në Arzachena) i kalojnë në pronësi Al Thani që mbretëron në Katar! Një blerje prej 600 milionë dollarë (mua m’u kujtua shitja qesharake që qeveria shqiptare i bën zonës naftëmbajtëse miliarda dollarëshe). Ata që shitën “thesarin” e Agha Khan janë “Colonell Capital” të manjatit amerikan me origjinë libaneze Tom Barrack. Nuk dihet ende nëse Emiri i Katarit me pasurinë më të madhe të rezervave të naftës dhe gazit natyror në botë, do të jetë i mirëpritur në Sardenjë, si ishte mirëpritur Karim Agha Khan i IV, imam i myslimanëve ismailitë!
Sigurisht, ardhja në Sardenjë e Emirit nuk është thjesht një kapriço për t’u hedhur e larë në ujërat blu e kristalinë të ishullit. Kur ke shumë para për të shpenzuar dhe oferta të papërsëritshme, nga kriza financiare globale, Porto Cervo dhe rrethina të tjera të ishullit janë një investim i mrekullueshëm, edhe pse zona nuk ka naftë (si Patosi gjer në Sarandë, mendoj shpesh unë, ndërsa ziejnë debatet mbi arsyet e mosarsyet). Në të vërtetë mësojmë se ai që e udhëheq investimin është djali i dytë i Emirit, i quajturi Tamin bin Hamad, që është edhe shpallur pasardhës i fronit, pasardhës i një familjeje  shumë të pasur. Është dhe Mozah. Është vërtet një dinasti miliardare që bën lëvizje me diplomaci dhe mediatike ndër më të fuqishmit e botës! (Unë mendoj shqiptarët që punojnë aty) Në të vërtetë, Emiri Hamad bin Khalifa Al Thani është themelues më 1966 i “Al Jazeera” me 150 milion dollarë dhe e financuar sot me 30 milion dollarë në vit, për t’u parë e dëgjuar zëri i Doha-s, në të gjithë globin. Dhe është edhe sot Al Jazeera flamuri i vitit të fundit, në revoltat arabe, nga Egjipti në Libi, ku Katari ka kontribuar shumë të rrëzohet regjimi i Kadafit! Dhe nuk është e rastit që e intervistuara jonë, first lady Mozah, 52 vjeçe, ka mbetur në Lindjen e Mesme nga të paktat gra të pëlqyeshme, ndërsa Suzannë Mubarrak dhe Adma Assad, janë rrëzuar nga altari në pluhur. Mozah, sociologe, me pesë Honoris Causa, dhe plot përgjegjësi publike (presidente della Katar Fondacion for Education dhe Arab democracy Fondation), Mozah tregoi se është edhe e dërguar e posaçme e UNESCO-s, për të përhapur ide primare. Ajo tregoi se në Katar gratë votojnë, zgjidhen me votë dhe ngasin makinën. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve, nga 24 që ka gjithsej Emiri! Me burrin, ka qenë ftuar nga Sarkozy, Obama. Gazeta “Telegraph” ka shpikur një shëtitje në çift me Mishele Obama, në gjueti për seks, nga”agjentet provokatore të Nju Jorkut. Familja është e dhënë edhe pas modës dhe artit. Në vitin 2011, Emiri bleu pikturën “Lojtari i letrave” të Paul Cezanne për 250 milionë euro, (pothuaj kaq do të shesë zonën naftëmbajtëse Berisha). Ata kanë në pronësi gratacielën 310 metër që ka kushtuar 2 miliardë dollarë. “Duam të lëmë gjurmë në Olbia, Arzachena, por dhe në vende të tjera të Mesdheut”, siguron djali i Mozah, trashëgimtari i vendosur i pasurisë përrallore, dhe tregon se do të lëvizin të gjithë ca çaste pushimi me Yacht-in e tij 133 metër të gjatë me emrin përrallor “Al Mirqab”. Unë mendoj shqiptarët dhe përpiqem të pyes për projektin e Patosit dhe rivierës shqiptare! Marr sërish përgjigjen e paqartë: “No comment!” Mundet vetëm për pak kohë!…

Gazeta Telegraf, 27.04.2012