Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arbitrazhi me Bankers mbahet peng

5 muaj pasi ka marrë vendimin për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kompaninë Bankers Petrolium për çështjen e 65 milion dollarëve tatim – fitim që pretendojnë të marrin financat shqiptare vetëm për vitin 2011-të, pala shqiptare nuk ka mundur të hapë çështjen në këtë gjykatë. Shkak është bërë pagesa që kërkohet të jepet për Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit prej 240 mijë dollarësh, dhe që akoma dhe sot, qeveria nuk ka miratuar asnjë fond. Televizioni Klan, ka arritur të sigurojë një dokument konfidencial që sekretariati i gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit i ka çuar palës shqiptare, ku i nënvizon afatet dhe kushtet për të zhvilluar seancën. Shqipëria duhet të paguajë 240 mijë dollarë deri në datën 13 mars, ose çështja nuk do të merret në shqyrtim. (faksimile)

Burimet në AKBN dhe në Avokaturën e Shtetit thonë për televizionin Klan, (dhe faksimile) se pengesë për dhënien e këtij fondi është bërë ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani që nuk ka miratuar përzgjedhjen e studios avokatore. Vetë Manjani i kontaktuar nga Tv Klan thotë se nuk ka miratuar asnjë procedure për përzgjedhje studiosh nga Avokatura e shtetit, pasi ashtu siç propozohej ishte pa konkurrence dhe që linte shteg për abuzime. Sipas Manjanit AKBN kishte përzgjedhur me pare një studio avokatie dhe nuk ishte bindëse që të zgjidhej një studio e re pa vlerësuar me pare suksesin e firmës ekzistuese. Për të rregulluar procedurat ish-ministri thotë se propozoi një VKM, por që nuk kaloi për miratim asnjëherë në qeveri. Pas këtyre

Të njëjtat burime konfirmojnë se janë në pritje të një shume që do të jepet nga kompania shtetërore Albpetrol, në mënyrë që të mos digjen afatet dhe Shqipëria të nisë betejën për të fituar 65 milion dollarë. Nëse çështja fitohet, atëherë do të vendoset një precedent për koncesionarin e naftës, për të paguar tatimin edhe në vitet e tjera pasardhëse. Burime nga Avokatura e Shtetit e pranojnë këtë problematikë, madje thonë se kjo nuk është e vetmja, por janë shumë çështje të tjera të cilat mund të fitohen në arbitrazh, por nuk jepen fonde për të zhvilluar seanca.

Tv Klan,  10.03.2017