Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Speciale per viziten e Kryeministrit Cek ne Shqiperi dhe ndikimi ne te ardhmen e CEZ-it (eng also)

Berisha-Necas: Të shpëtojmë CEZ-in!
Vizita në Tiranë e kryeministrit çek Peter Necas ishte një rast që dy shefat e qeverive të vlerësonin, si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kjo marrëdhenie duket se nuk është cënuar nga problemet që kompania publike çeke CEZ, e cila privatizoi Sistemin e Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri ka patur gjate muajve te fundit me palën shqiptare.
Ne takimin mes dy kryeministrave kjo ka qene nje nga temat e bisedimeve. Te pyetur nga Top Channel, të dy kryeministrat pranuan problemet me CEZ-in, por si kryeministri cek dhe kryeministri shqiptar, ishin optimiste per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që kanë të bëjnë kryesisht me borxhet që shteti shqiptar i ka CEZ-it dhe vete CEZ-i ka KESH-it.
“Dua te theksoj vullnetin tone qe investimi i CEZ-it te jete nje investim i suksesshem. Kryeministri Berisha më siguroi se edhe pala shqiptare ka interes qe ky proces te jete i suksesshem. Ne kemi marre parasysh qe ne kete proces ka patur shume mosmarreveshje, por shpresojme dhe besojme se keto mosmarreveshje do te zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kesaj situate dhe e ketij problemi me CEZ-in ketu, do te jete dhe nje sinjal i mire edhe per kompani te tjera europiane, te cilat duan te shohin ketu suksesin e investimeve te huaja. CEZ eshte nje nga 5 kompanite me te medha energjitike te Europes, prandaj duhet qe ky model te jete nje model i suksesshem. Zoti Berisha me siguroi qe pala shqiptare do te beje çmos qe ky problem do te zgjidhet dhe u angazhuam se do ta zgjidhim ate”, tha Necas.
“Problematika lidhur me CEZ, marredheniet komplekse me faktore te tjere ne Shqiperi, jane trajtuar nga te dyja palet gjeresisht gjate kesaj periudhe dhe besoj se po shkohet drejt zgjidhjes se problemeve dhe dhenies se pergjigjes me te mre per problemet e krijuara. Une e garantova kryeministrin se ne jemi te interesuar plotesisht per suksesin e CEZ-it dhe ramë dakord të bashkëpunojme, për te arritur nje histori suksesi ne interesin me te mire te konsumatoreve shqiptare, ne interesin me te mire te korporates CEZ ne Shqiperi”, tha Berisha.
Shqiperia ka te lidhur me Çekine edhe momentin e dorezimit te kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat ne prill te 2009-es. Por, megjithese kane kaluar 3 vjet nga aplikimi, kryeministri çek ishte optimist per shanset qe Shqiperia ka per te marre gjate ketij viti statusin. E rendesishme, sipas kryeministrit te Çekise eshte zhvillimi pozitiv i muajve te fundit, kur mazhoranca dhe opozita po punojne se bashku per permbushjen e 12 rekomandimeve te Bashkimit Europian.
Naço: CEZ do shlyejë 40 milionë euro
Ministri i Energjetikës, Nasip Naço tha se qeveria shqiptare dhe ajo çeke kanë rënë dakord që të zgjidhin krizën e CEZ brenda ligjeve dhe kushteve të përcaktuara në deklaratën rregullatore.
Ministri i Ekonomisë tha se vendimi i qeverisë që detyron CEZ-in të shlyejë borxhin prej 40 milionë eurosh ndaj KESH qëndron në fuqi. Sipas tij, bordi i CEZ në Pragë ka marrë vendim për ta shlyer këtë borxh brenda pak ditësh.
Zoti Naço i bëri këto deklarata pas forumit të biznesit Shqipëri-Çeki, ku ishin të pranishëm kryeministrat e dy vendeve dhe antarë të të dy qeverive.
Gjatë forumit, dy kryeministrat u shprehën të gatshëm për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe në fund përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë shqiptare dhe asaj çeke nënshkruan dhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Berisha: Zhvillimet në Parlament, mëse normale
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar ishin mëse normale dhe se opozita kreu taktikën e saj politike gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Unë i konsideroj zhvillimet në Parlament, si më normalet. Për një post u paraqitën dy kandidatura dhe unë kam vecse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Opozita ka të drejtat e taktikave të veta politike dhe kërkoi që të mos viheshin firma në fletët e votimit, sepse kishte frike se mos viheshin shenja. Për të shmangur cdo obsesion ndaj shenjave ju referuam butonit, me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet, gjë që është krejt normale”, tha Berisha.
Shefi i qeverisë e konsideroi atë çfarë ndodhi në parlament, si një furtunë në një gotë uji.
Takimi Topi-Necas
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeministri çek, Peter Necas dhe delegacioni që e shoqëronte, u prit në Presidencë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Kryeministri Necas dhe Presidenti Topi vlerësuan marrëdhëniet e ngushta mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Presidenti Topi vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me inters reciprok në ekonomi dhe tregti, si dhe interesimin për vendosjen e një linje direkte fluturimi që do të lidhte Tiranën me Pragën në çelje të sezonit turistik.
Nga ana e tij, kryeministri çek, Necas shprehu mbështetjen e vendit të tij në rrugën e Shqipërisë drejt proceseve integruese në Bashkimin Europian si dhe vlerësoi rolin e vendit tonë në rajon si një faktor paqeje.

Berisha-Necas: Let’s save CEZ
The visit in Tirana of the Czech Prime Minister, Peter Necas, was a good occasion for both Heads of Governments to consider the relations between the two countries as excellent.
This relation seems to not have been damaged by the problems that the Czech company, CEZ – which privatized the Energy Distribution System in Albania- has had with the Albanians part in the recent months.
In fact, this was one of the topics in this meeting. Asked by Top Channel, both Prime Ministers accepted the problems with CEZ, but they were optimistic for resolving the disagreement that is mostly related with the debt that the Albanian state owes to CEZ and CEZ to KESH.
“I want to reiterate our commitment for making the CEZ investment a successful one. Berisha assured me that the Albanian part is interested for this to be a successful investment. We know that this process had many disagreements and we hope and believe that these agreements will be resolved. I think that the best solution to this situation will be a good signal for other European companies, which must see the success of foreign investments in your country. CEZ is one of five biggest energy companies in Europe, and this model must be successful. Mr. Berisha assured me that the Albanian part will make everything possible for resolving this problem, and we committed to resolved it”, Necas declared.
“The complex relations with CEZ and other factors in Albania were widely discussed by both parties and we believe that we will resolve the problems and will give a good answer for the created problems. I guaranteed the Prime Minister that our interest is for CEZ to succeed, and we agreed to cooperate for reaching a success story on Albania’s consumers’ behalf and on the CEZ Corporation behalf”, Berisha declared.
Albania has also handed over through the CEZ Republic the request for the EU candidate status. Although three years have passed since the application, the Czech Prime Minister was optimistic for Albania’s chances to receive the status this year. The Czech Prime Minister considered as very important the recent progresses, with the majority and opposition working together for fulfilling the 12 EU recommendations.
Berisha: Parliament developments are normal
PM Sali Berisha declared taht the recent developments in Parliament were very normal and that the opposition tried its political tactic during the election of the new HCJ vice Chairman.
Consider the Parliamentary developments as the most normal. Two candidacies were presented for one post, and I respect the opposition for presenting theirs. The opposition has the right to use its political tactics and asked no signatures on the ballots, because they feared that someone could add a sign on them for proving for whom had they voted.  In order to avoid any kind of obsession from these signs, we referred to the referendum. The opposition took its own decision, and this is something normal”, Berisha declared.
The Head of the Albanian government considered what happened in parliament as a storm in a glass of water.

TOP Channel, 16.04.2012

Kryeministri çek: CEZ të zgjidhë mosmarrëveshjet në Shqipëri
Kryeministri i Republikës çeke, Petr Necas në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Sali Berisha deklaroi se pret që kompania ceke CEZ Shpërndarje të zgjidhë mosmarrëveshjet e krijuara kohëve të fundit në tregun shqiptar, në mënyrë që të kthehet në investim suksesi.
“Dua të përmend që interesi jonë është që investimi i CEZ të jetë model i sukseshëm. Gjithashtu jam siguruar nga kryministri Berisha që edhe nga pala shqiptare ka interes që procesi të dalë i suksesshëm. Ne e dimë që ka pasur mosmarrëveshje dhe ne presim që të zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kësaj situata do jetë kyce dhe sinjal i mirë edhe për Europën Perëndimore, pasi CEZ është një ndër 5 kompanitë e mëdha në të gjithë Europën. Berisha më ka siguruar që pala shqiptare do bëjë c’mos që problemi të zgjidhet”,- deklaroi kryeministri cek.
Ndërkohë, pytjes nëse kompania CEZ ka ndërmend të ndryshojë mënyrën e menaxhimit në Shqipëri, kryeministri Petr Necas sqaroi se një ndryshim i tillë ka “ndodhur para disa muajve dhe mendoj se do ketë ndryshim pozitiv”.
Nga ana e tij kryeministri Berisha shprehu besimin e plotë tek kapaciteti investues i CEZ, ndërkohë nënvizoi se gjatë takimit ka garantuar homologun cek për sukses të kompanisë në interes të konsumatorit shqiptar. Berisha theksoi se problemi i shkaktur nga CEZ është transparent ndaj edhe zgjidhja do jetë e tillë.
“Lidhur me pyetjen tuaj mendoj se kanë arsye që kompanitë ceke të investojnë në Shqipëri. Dhe fakti aty ku krijohen probleme në mënyrën më transparente për zgjidhje më të drejta dhe të ndershme është në favor të kësaj që unë besoj. Problematika lidhur me CEZ-in dhe marrëdhëniet komplekse në Shqipëri është trajtuar nga të dyja palët gjerësisht gjatë kësaj periudhe, besoj se po shkohet drejt dhënies së përgjigjes më të mirë të problemeve. Kam besim të plotë në kapacitetet e mëdha investuese dhe menaxhuese të CEZ, si një koorporatë ndër më të mëdhatë në Europë dhe në mbështetjen që qeveria ceke i japin koorporatës për të investuar. Unë e garantova kryministrin se jemi për suksesin e CEZ dhe ramë dakort për të përgatitur një histori suksesi në interes të konsumatorëve shqiptar, në interesin më të mirë të koorporatës CEZ në Shqipëri”,- deklaroi kryeministri shqiptar.
Kryeministri cek dhe ai shqiptar shprehën angazhimin e Cekisë dhe Shqipërisë në rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ndërkohë, shefi i qeverisë ceke nënvizoi se cështje kyce për vendin e tij janë investimet në erngjitikë dhe miniera.
Sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, krryeminsitri cek vlërësoi se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv, ndërkohë duke iu referuar eksperiencës së vendit të tij theksoi se kjo është një cështje që kërkon durim dhe vullnet. Nga ana e tij kryeministri Berisha deklaroi se i gjithë procesi duhet të bazohet në meritë dhe performancë.

www.balkanweb.com, 16.04.2012

Zgjidhet ngërçi me CEZ, Naço: Borxhi 40mln i kthehet KESH
Vizita e Kryeministrit cek Petër Neças në vendin tonë duket se ka qenë një ogur i mirë dhe për zgjidhjen e ngërcit mes kompanisë çeke CEZ dhe Qeverisë shqiptare, si rezultat i borxheve. Këtë e ka konfirmuar ministri shqiptar i Energjitikës, Nasip Naço, i cili deklaroi se CEZ do të shlyejë të gjitha borxhet ndaj Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, në bazë të gjitha dispozitave ligjore të përcaktuara.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjve me CEZ do bëhet brenda kuadrit ligjor.CEZ do të shlyejë borxhin prej 40 mln euro si detyrim ndaj KESH dhe OST. Kompania ka marrë këtë vendim për shuarje të borxheve, borxh që do të shlyhet në ditët në vijim”- ka deklaruar Naco pas takimit me homologun çek.
Më herët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të dy Kryeministrave, ai cek ka tërhequr vëmendjen për zgjidhje të mosmarrëveshjeve të CEZ me Qeverinë shqiptare.
“Jam siguruar nga Berisha që edhe pala shqiptare ka interes për bashkëpunim të suksesshëm me CEZ. Dimë që ka patur mosmarrëveshje dhe shpresojmë që do t`i zgjidhim ato. Problemi me CEZ dhe zgjidhja e situatës do të jetë një sinjal kyç edhe për Evropën, pasi CEZ është një 5 ndër kompanitë më të mëdha energjetike të Evropës. Berisha me siguroi se pala shqiptare do bëjë çmos që ta zgjidhë këtë”, tha ai.

TV Ora News, 16.04.2012

Biznesi çek interesohet për investime në energji
Kompanitë çeke shohin me interes investimet në fushat e energjisë dhe të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Kështu është shprehur kryeministri i Republikës Çeke, Petr Necas gjatë forumit të përbashkët të biznesit të zhvilluar në Tiranë. Kryeministri Necas tha se, Shqipëria ofron mundësi të shumta edhe në fushën e turizmit, transportit dhe atë minerare.
“Ne kërkojmë një rritje të bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, pasi ky vend ofron mundësi të shumta për kompanitë çeke. Gëzon një pozitë të mirë gjeografike dhe ka burime të shumta natyrore. Sipërmarrja çeke është e interesuar të investojë në fushën e energjisë së rinovueshme, transportit, minierave dhe turizmit. Gjithashtu, ne shohim me interes të veçantë fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane, pasi kompanitë çeke në këtë sektor kanë teknologji të zhvilluar dhe mund të jenë të tepër të suksesshme”, tha Necas.
Kryeministri Berisha, ftoi bizneset çeke që të investojnë në vend, duke i garantuar për një mbështetje të fortë nga ana e qeverisë. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit u shpreh se, efektet e krizës europiane mund të minimizohen vetëm me anë të politikave liberale fiskale. Sipas tij, do të vazhdojë ulja e taksave për biznesin, për të tërhequr sa më shumë investime të huaja. Në mbyllje të forumit, zv.ministrat e Ekonomisë të Shqipërisë dhe Republikës çeke firmosën protokollin e sesionit të tretë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Më parë, gjatë ditës u zhvilluan bisedimet ndërmjet dy delegacioneve të kryesuara nga dy kryeminstrat, me qëllim rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe politik.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha ka pranuar mosmarrëveshjet me kompaninë CEZ, ndërsa ka pohuar përpara homologut Necas se problemet do të zgjidhen.

TV Scan, 16.04.2012

Kryeministri Berisha pret Kryeministrin e Republikës së Çekisë, z. Petr NeČas
Kryeministri Berisha priti dje Kryeministrin e Republikës së Çekisë, z. Petr NeČas, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Kryeministrit Berisha.  Kryeministri NeČas u prit në një ceremoni zyrtare në kryeministri dhe më pas, dy homologët zhvilluan një takim tete a tete, i cili u pasua nga bisedimet mes dy delegacioneve respektive. Gjithashtu, në prani të dy kryeministrave, në Sallën e Marrëveshjeve të Këshillit të Ministrave u nënshkruan 2 marrëveshje:
Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Çekisë, për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2012-2015.
Protokolli Marrëveshjes së ripranimit midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke.
Më pas, të dy Kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për median në të cilën bënë këto komente:
Kryeministri Berisha: “Marrëveshjet që sapo u firmosën dhe bisedimet e shkëlqyera që pata me Kryeministrin e Republikës çeke Petr NeČas, në këtë vizitë zyrtare, janë një nxitje e fuqishme e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe kombeve tona. Së pari, unë shfrytëzova rastin për të falënderuar shumë përzemërsisht Kryeministrin Petr NeČas për këtë vizitë, për t’i shprehur mirënjohjen time më të thellë, vendit, kombit dhe qeverisë së Republikës së Çekisë, për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve këto vite, në përpjekjet e tyre për integrim euroatlantik dhe evropian dhe ndërtimin e sistemit të bazuar në vlerat e demokracisë dhe tregut. Në 100 vjet pavarësi, Shqipëria ka pasur gjithnjë mbështetje nga kombi çek dhe Republika çeke.
Por natyrisht, në axhendën e bisedimeve tona, krahas vlerësimit për ato që janë arritur, vend kryesor zë perspektiva e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat. Kryeministri çek më garantoi se Kryeministri, qeveria dhe vendi i tij, mbështesin plotësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Unë e sigurova atë se për qeverinë time dhe vendin tim, projekti i integrimit në BE është projekti më kryesor dhe më i rëndësishëm sot dhe se, ne e marrim këtë si një proces tërësisht të bazuar mbi meritën dhe performancën.
Ne diskutuam gjerësisht mbi intensifikimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, në fushën e arsimit, kulturës e në çdo fushë tjetër. Por me një theks shumë të veçantë, diskutuam për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona, nxitjen dhe angazhimin e investimeve çeke në Shqipëri, në fushë e energjisë, turizmit, mjedisit, minierave e çdo fushë tjetër. Kryeministri më garantoi se ai dhe qeveria e tij do të mbështesin fuqishëm biznesin çek në projektet e tyre për të investuar në Shqipëri.
Kryeministri shoqërohet nga një grup i fuqishëm biznesi i vendit të tij, me të cilët do të kemi edhe një forum sot gjatë pasdites, dëshmi kjo e vendosmërisë së qeverisë çeke dhe Kryeministrit, për të nxitur dhe inkurajuar investitorët çekë të investojnë në Shqipëri. Unë e garantova Kryeministrin se do të bëjmë gjithçka që historitë e investimeve çeke në Shqipëri të jenë histori të vërteta suksesi.
Edhe njëherë, dua të falënderoj mikun tim për këtë vizitë të shkëlqyer, që është një nxitje e fuqishme për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, në vitet që vijnë. Dua ta  falënderoj atë edhe për mbështetjen e madhe qe vendi i tij na ka dhënë për anëtarësimin në NATO dhe na jep në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri i Çekisë, z. Petr NeČas: “Dua të falënderoj zotin Kryeministër për mikpritjen e tij në këtë vizitë timen sot, ndërkohë që këtë vit është dhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë gjithashtu edhe 90 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe jam gjithashtu i kënaqur që ato janë ndihmëse në bashkëpunimin tonë. Republika e Shqipërisë e ka dorëzuar kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian pikërisht në Pragë dhe jam i kënaqur për zhvillimet e muajve të fundit këtu, ku është konsideruar një përparim dhe ecje para në këtë proces. Ballkani Perëndimor do ketë gjithmonë përkrahjen tonë në zhvillimin e tij dhe në anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, jam i kënaqur që sot zhvillohet edhe Forumi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Së bashku me mua, sot kanë ardhur dhe 15  përfaqësues të kompanive private çeke. Ne kemi interes që të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik dhe gjithashtu dhe investimet çeke këtu në Shqipëri, në disa fusha specifike. Si çështje kyçe shikoj zhvillimet dhe investimet në sektorin energjetik dhe minierat. Industria çeke ka qenë gjithnjë cilësore dhe ndaj e shikoj si fushën ku mund të investohet dhe të zhvillohet bashkëpunimi, por dhe në fusha si transporti, hekurudhat, etj. Kompanitë çeke janë të përgatitura që të ofrojnë produktet e tyre në fushë e mjedisit, por gjithashtu shikoj si fushë kyçe dhe zhvillimin e turizmit.
Jam i kënaqur që mund të shprehemi këtu për forcim të marrëdhënieve çeko-shqiptare. Gjithashtu, dua të falënderoj zotin Kryeministër për ftesën që më ka bërë për të vizituar Shqipërinë dhe dua ta siguroj atë se do të ketë gjithmonë përkrahjen tonë në proceset për integrimin e Shqipërisë”. 
Pyetje: Zoti Kryeministër i Çekisë, përse kompanitë çeke janë të interesuara të investojnë në Shqipëri, ndërkohë që modeli i investimit  më të madh çek, kompania CEZ, nuk ka rezultuar i suksesshëm në Shqipëri?
Kryeministri çek Petr NeČas: Dua të them se për ne, është me interes që investimi i CEZ të jetë një model i suksesshëm. Gjithashtu, Kryeministri Berisha më siguroi sot që edhe pala shqiptare ka interes që ky proces të dalë i suksesshëm. Ne jemi të ndërgjegjshëm që në këtë proces ka pasur shumë mosmarrëveshje dhe mendojmë, shpresojmë dhe besojmë se do t’i zgjidhim këto mosmarrëveshje që kanë ndodhur. Besoj se zgjidhja e kësaj situate dhe problemi me CEZ këtu, në Shqipëri, do të jetë kyç dhe do të jetë një sinjal i mirë edhe për Evropën Perëndimore, e cila dëshiron ta shohë këtë si sukses të madh, pasi CEZ është një nga 5 kompanitë më të mëdha energjetike të Evropës, ndaj duhet që ky model të bëhet model i suksesshëm. Kryeministri Berisha më siguroi sot se pala shqiptare do të bëjë çmos që kjo gjë të zgjidhet dhe kemi diskutuar bashkërisht që kjo të zgjidhet.
Pyetje: A ka ndërmend CEZ, me qendër në Pragë, të ndryshojë menaxhimin e CEZ në Shqipëri?
Kryeministri çek Petr NeČas; Ka ndodhur para disa muajve një ndryshim dhe mendojmë se kjo do të japë një ndikim pozitiv në këtë aspekt.   
Pyetje: Zoti Berisha, ju thatë se do bëni gjithçka që investimet çeke, ashtu si çdo investim tjetër, të jetë një histori suksesi në Shqipëri. Në rastin e CEZ, çfarë do të bëni, do të ketë ndonjë lehtësim?
Kryeministri Berisha: Lidhur me pyetjen tuaj, mendoj se kompanitë çeke kanë shumë arsye që të investojnë në Shqipëri dhe fakti që aty ku krijohen probleme, ne i diskutojmë së bashku në mënyrën më transparente, për zgjidhjet më të drejta dhe më të ndershme, është në favor të kësaj që unë them dhe besoj. Problematika lidhur me CEZ, marrëdhëniet komplekse me faktorë të tjerë në Shqipëri, është trajtuar nga të dy palët gjerësisht gjatë kësaj periudhe dhe besoj se po shkohet drejt dhënies së zgjidhjes më të mirë të problemeve të krijuara. Unë kam besim të plotë në kapacitetet e mëdha investuese dhe menaxhuese të CEZ, si një nga korporatat  më të mëdha në Evropë dhe në mbështetjen që qeveria çeke, institucionet financiare të këtij vendi, i japin korporatës për të investuar aty ku ajo është, ndër to, edhe në Shqipëri .
Unë e garantova Kryeministrin se ne jemi të interesuat plotësisht për suksesin e CEZ dhe ramë dakord të bashkëpunojmë për të arritur një histori suksesi, në interesin më të mirë të konsumatorëve shqiptarë, në interesin më të mirë të korporatës CEZ në Shqipëri.
Pyetje: Zoti Kryeministër Petr NeČas, ju me të drejtë thatë se Shqipëria e dorëzoi aplikimin në vitin 2009 për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, por që nga ajo kohë ne kemi humbur dy vite të vyera dhe dy shanse të tilla. Ndërkohë ju përshëndetët edhe progresin e fundit në vendin tonë, por a konsideroni që ka progres të mjaftueshëm që Shqipëria të mos e humbasë shansin në 2012 për të marrë statusin e vendit kandidat në BE?
Kryeministri çek Petr NeČas: Mund të them se muajt e kaluar Shqipëria ka arritur një progres pozitiv në rrugën e saj të integrimit. Shikoj si pozitiv lajmin që është zhbllokuar procesi i funksionimit të parlamentit. Çështja kyçe do jetë plotësimi dhe vlerësimi i 12 rekomandimeve që i janë dhënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian, në vitin 2012. Rruga për në Bashkimin Evropian kërkon shumë punë, shumë durim dhe vullnet të madh. Vet Republikës çeke iu deshën 7 vjet, pasi mori statusin e vendit kandidat, që të anëtarësohej në BE. Dua të përsëris sërish se Republika çeke përkrah zgjerimin e BE dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në të dhe gjithashtu, dëshiron që Shqipëria të jetë e suksesshme në rrugën e saj për integrimin në BE. Gjithashtu është i rëndësishëm edhe stabiliteti rajonal.
Pyetje: Zoti Kryeministër Berisha, duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit në parlament por dhe disa komente të ambasadorëve të akredituar në Tiranë, a mendoni se do të duhet fryma e mirëkuptimit me opozitën që kjo të mos cenojë procesin, duke pasur parasysh edhe problematikën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në vend?
Kryeministri Berisha: Së pari, edhe njëherë dua të theksoj se në bindjen time më të thellë, integrimi duhet të jetë një proces kryekëput i bazuar mbi meritën dhe performancën, duhet të jetë proces i bazuar në gjithëpërfshirjen. 94 për qind e shqiptarëve mbështesin integrimin, kërkesat që Komisioni Evropian parashtron ndaj Shqipërisë janë shumë të drejta. Qëndrimi ndaj tyre është një qëndrim i përgjegjësisë që kanë forcat politike në procesin e integrimit. Këtij vendi, askush nuk mund t’i zëvendësojë opozitën apo faktorët e tjerë politikë, ndaj dhe përmbushja e detyrimeve duhet të jetë diçka e brendshme, e gjithsecilit ndaj vendit të tij.
Për sa i përket zhvillimeve në parlament, unë i konsideroj ato nga më normalet. Për një post u paraqitën 2 kandidatura. Unë nuk kam gjë tjetër veçse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Natyrisht, opozita ka të drejtën e taktikimeve të veta politike. Në parlament kërkoi që të mos viheshin firma në fletë votimi se kishte frikë se mos viheshin shenja apo “bishta”. Për të shmangur çdo obsesion ndaj shenjave e “bishtave”, iu referuam butonit, me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet, në këtë rast, gjë e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në çdo kohë, në çdo formë, ndaj dhe e gjithë ajo situatë ishte një furtunë në një gotë uji.

Kryeministri Berisha investitorëve çekë: Vendosmëria juaj për të konsideruar që të investoni në Shqipëri është shprehja më e lartë e besimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Në përfundim të vizitës së kryeministrit çek në vendin tonë, Kryeministri Berisha dhe homologu çek Petr NeČas morën pjesë në ceremoninë e mbylljes së Forumit ekonomik shqiptaro-çek, të organizuar me bashkëpunimin  e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së të dy vendeve.  Në Forum ishin të pranishëm përfaqësues të 15 bizneseve çeke dhe rreth 30 bizneseve shqiptare, ministra të kabinetit qeveritar shqiptar, si dhe ministrat çekë të ekonomisë dhe transportit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të trupit diplomatik çek në vendin tonë, etj.
Duke marrë fjalën, kryeministri Berisha falënderoi kryeministrin çek i cili u shoqërua në këtë vizitë nga një prani e rëndësishme e biznesit çek, pjesëmarrës në Forum, duke e vlerësuar këtë si dëshmi e vullnetit te qeverisë çeke për të intensifikuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe kombeve.
Kryeministri prezantoi në fjalën e tij, Shqipërinë, si vendin  e potencialeve të mëdha për investime në turizëm, miniera, energjitikë, etj. Duke ftuar investitorët çekë të shohin dhe prekin nga afër këto mundësi, Kryeministri i siguroi ata se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të kthyer investimet  e tyre në histori të vërteta suksesi. “Në Shqipëri, mos harroni se do të gjeni një mik të çmuar që ndan me ju të njëjtat mendime për tregun dhe lirinë e tij dhe kjo është qeveria shqiptare që do të bëjë gjithçka për një histori suksesi për investitorët çekë dhe të tjerë në vendin tonë.”
Në mbyllje të ceremonisë u  firmos Protokolli i Komitetit të Përbashkët midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke.
Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha u shpreh:
“Është një kënaqësie e veçantë të mbyllim këtë ditë të një vizite të shkëlqyer të kryeministrit çek në Shqipëri me këtë aktivitet, këtë forum ekonomik shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ndaj dhe unë dua tu falënderoj edhe njëherë përzemërsisht, zoti kryeministër për ardhjen tuaj me një prani kaq të rëndësishme të biznesit çek në Shqipëri, dëshmi e vullnetit tuaj dhe te qeverisë tuaj për të intensifikuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe kombeve tona.
Midis dy vendeve tona ekziston një kuadër ligjor shumë i mirë për bashkëpunimin në fushën ekonomike, por janë projektet e këtyre zotërinjve dhe zonjave që do të besojnë ti zbatojnë në Shqipëri, ato që do ti japin jete këtij kuadri më shumë se çdo gjë tjetër.
Ndaj dhe unë ju uroj ju, mirëseardhjen në Tiranë, ju zonja dhe zotërinj biznesmenë dhe tu siguroj se unë vlerësoj më  shumë se çdo gjë tjetër besimin si të tillë. Vendosmëria juaj për të konsideruar që të investoni në Shqipëri është shprehja më e lartë e besimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, është shprehja më e bukur e tij.
Projektet janë ëndrrat  e ditës të biznesmenëve dhe te cilitdo që i projekton ato, ndaj dhe ju siguroj që në këtë vend do të gjeni një mbështetje të fuqishme që ju ti shndërroni ato në realitet dhe histori suksesi. Vendet tona kanë shumë e shumë dekada marrëdhëniesh, veçse miqësore. Në atë traditë zhvillimi ajo ka qenë veçse pozitive. Ekziston një vlerësim i madh ne Shqipëri për vendin tuaj për kombin tuaj, për arritjet tuaja. Vaslav Havel është një nga personalitet e huaja më të respektuara ne kombin shqiptar. Vendi juaj i dha një ndihme shumë të çmuar Shqipërisë në rrugën e integrimit në NATO dhe i jep mbështetje të sigurtë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Krahas këtij kuadri të marrëdhënieve tona politike, qeveria shqiptare ka firmosur dhe do të firmosë çdo marrëveshje që lehtëson veprimtarinë tuaj në Shqipëri.
Ndërkohë, ju gjeni në këtë vend një klimë miqësore ndaj biznesit. Qeveria shqiptare është njëra prej 10 qeverive më të vogla në botë. Është një nga 10 qeveritë më dorëshkurtra në drejtim të biznesit. Sot në botë ka një debat të madh midis parimeve të liberalizimit dhe të themi të kapitalizmit shtetëror. Ne nuk jemi lëkundur nga parimet e liberalizimit, ne ju besojmë atyre. Ne kemi vendosur në Shqipëri nivelin fiskal më të ulët në Evropë dhe ju garantoj se qeveria konsideron ulje të mëtejshme të nivelit të taksave.
Liria fiskale është një nga liritë më kryesore në lirinë e tregut. Shqipëria është një vend i vogël në hartë, por me potenciale të jashtëzakonshme për investitorë të të gjitha vendeve. Ndofta në Shqipëri janë në zhvillim e sipër investimet më intensive në fushën e energjisë ujore, nga projekti më i madh prej 1 milard euro i EVN, Austri dhe Shtatkraft i Norvegjisë tek dhjetëra e dhjetëra projekte të tjera në të katër anët  e vendit. Vetë gjeografia e këtij vendi e bën Shqipërinë një basen të vërtet të energjisë ujore në rajon.
Ne po vendosim kuadrin rregullator më të mirë për të gjithë ata që vendosin të investojnë në energjinë  e rinovueshme. Ne jemi një vend shumë afër Italisë, ndofta njëri prej tregjeve më të uritura në Evropë. Shqipëria ka disa platforma ere ndër më të fuqishmet në kontinent. Është vendi më me diell, do të bëhet me siguri një një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme ne rajon. Duke zbritur në aeroportin e Rinasit, ata që kanë patur mundësi të shikojnë nga dy dritaret e avionit, kanë konstatuar nga njëri krah male me dëborë të pafundme dhe në krahun tjetër një det blu ndër më të bukurit. E para gjë që të bie ndërmend është se Shqipëria ngjan me një Zvicër me det, kur zbret në tokë e kupton që është një Zvicër për tu ndërtuar. Ndaj dhe unë ju ftoj ju të konsideroni seriozisht mundësinë për të investuar në turizëm në Shqipëri. Fluksi i turistëve po rritet në një mënyrë shumë të ndjeshme në këtë vend, nga 300 mijë që ishin në vitin 2004 arriti në 4 milion turistë e vizitorë vitin e kaluar. Të gjithë ata që do të investojnë në zonat malore të këtij vendi do të jenë pa taksa për 8 vite. Ata që do të zgjedhin brigjet et do të kenë rrethanat më lehtësuese. Në rast se toka është publike do ta marrin për 1 euro. Nga të gjitha brigjet e rajonit, koha vjen dhe bëhet e brigjeve shqiptare. Shqipëria është vendi më malor ne Evropë. Malet  e saj janë plot me minerale. Shqipëria ka pellgje botërore kromi, hekur-nikeli dhe mineralesh të tjera. Vendi disponon fushën naftëmbajtëse më të madhe të kontinentit. Masive të tëra gurësh dekorativë shtrihen në malet e Jugut. Jeni të ftuar të konsideroni me seriozitetin më të madh investimet në fushën e minierave. Shqipëri ka tregun e punës ndër më të leverdishmit në Evropë, një treg pune fleksibël, me punëtorë të shkolluar mirë, të rinj dhe të vendosur të punojnë shumë dhe kjo përbën një avantazh tjetër për të gjithë ata që konsiderojnë të investojnë në Shqipëri.
Në Shqipëri, mos harroni se do të gjeni një mik të çmuar që ndan me ju të njëjtat mendime për tregun dhe lirinë  e tij dhe kjo është qeveria shqiptare që do të bëjë gjithçka për një histori suksesi për investitorët cekë dhe të tjera në vendin tonë.
Do ta mbyll këtë fjalë duke ju falënderuar ehe njëherë i dashur mik, kryeministri çek, zoti Petr NeČas. Nuk mund të ketë një mënyrë më të bukur, më të mirë për të kurorëzuar vizitën tuaj në Shqipëri, të shkurtër, por intensive, sesa ky forum i mrekullueshëm i mbledhur sot.
 
Ministri Naço fton biznesin çek të rrisë investimet në Shqipëri
Zhvillohet Forumi i Biznesit Shqipëri-Çeki
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, mori pjesë dje në Forumin e Biznesit Shqipëri- Çeku, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë të Republikës së Çekisë, z. Martin Kuba. Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe përfaqësues të bizneseve çeke dhe përfaqësues të bizneseve shqiptare. Të dy ministrat vunë theksin në marrëdhëniet e mira ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve shprehën interesin e madh për thellimin e tyre në të ardhmen.
Në fjalën e tij, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Naço shprehu vlerësimin e tij për organizimit e Forumit të Biznesit Shqipëri-Çeki dhe besimin se ky forum do të shërbejë për të krijuar mundësi të reja bashkkëpunimi mes komuniteteve të bizneseve të dy vendeve. Z. Naço bëri një prezantim të situatës ekonomike të vendi tonë dhe të reformave të shumta që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, si dhe të mundësive të shumta për investime që paraqet Shqipëria sot, edhe për bizneset e Çekisë.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Naço përmendi sektorin e energjisë, si një ndër sektorët më atraktivë për investimet e huaja dhe vuri theksin në ndërtimin e një sërë hidrocentralesh në vendin tonë, si dhe të shumë të tjerëve që janë ende në proces ndërtimi. Z. Naço u shpreh se, brenda pak muajsh METE do të hapë tenderët ndërkombëtarë për dhënien me koncension të ndërtimit të HEC-eve në kaskadat e lumenjve Vjosë dhe Osum, si dhe garat për privatizimin e HEC-eve Ulza-Shkopet, Bistriva 1 dhe 2, dhe ftoi biznesin çek të marrë pjesë dhe të konkurojë në këto gara.
Ministri z. Naço ftoi biznesmenët çekë të marrin pjesë edhe në privatizimin e kompanisë Albpetrol, e cila do të privatizohet 100 për qind nga sektori privat.
Një sektor me mjaft mundësi të mëdha për investime, sipas z. Naço, është dhe sektori minerar, për të cilin po aplikohet paketa e re ligjore dhe për herë të parë po realizohen procedura konkurimi nëpërmjet tenderimit për dhënien e licencave minerare. Shumë shpejt, tha z. Naço, do të hapet gara e konkurimit për 100 leje minerare dhe sërish ftoi biznesin çek të investojë në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Shqipërisë. “Në përfundim të fjalës time, më lejoni të shpreh bindjen time që ky forum do t’i shërbejë thellimit të bashkëpunimit me institucionet dhe biznesin çek, me qëllim për ta kthyer Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit në një vend edhe me atraktiv për investime dhe për zhvillimin e një biznesi sa më konkurues në një ekonomi akoma edhe më të globalizuar”, përfundoi fjalën e tij Ministri Naço, ndërsa garantoi biznesmenët çekë për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në investimet dhe sipërmarrjet e tyre.
Nga ana e tij, ministri i Industrisë dhe Tregtisë të Çekisë, z. Martin Kuba, konfirmoi edhe njëherë se Çekia e konsideron Shqipërinë si një vend të rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik dhe politik dhe u shpreh se, Çekia mbështet aspiratën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Z. Kuba theksoi se, anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe u shpreh se, dëshira e Çekisë është që të thellohen marrëdhëniet dhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve.
Pas fjalës së tyre në Forumin e Biznesit Shqipëri-Çeki, Ministrat Naço dhe Kuba zhvilluan një takim në ambjentet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, së bashku me delegacionet përkatëse.
Edhe në këtë takim palët shprehën vullnetin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Z. Naço theksoi faktin se mes Shqipërisë dhe Çekisë ekziston një kuadër ligjor i rregulluar me marrëveshje që në vitin 1994 dhe se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kulmojnë sot me organizimin e Forumit dhe nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit Ekonomik. Edhe njëherë Ministri i METE i bëri thirrje biznesit çek që të investojë në vendin tonë, duke garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare.
Nga ana e tij, Ministri z. Kuba, theksoi faktin se Çekia e ka konfirmuar interesin e saj për të investuar në Shqipëri me investimin e kompanisë CEZ Shpërndarje dhe u shpreh se ky interes është gjithnjë në rritje. Ndërkaq, Ministri i Çekisë ftoi bizneset shqiptare që të investojnë dhe eksportojnë në Çeki, duke theksuar se se investimet dhe shkëmbimet tregtare duhet të jenë reciproke.

energjia.al, 17.04.2012