Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miratoi dje Amendamentin “sekret” te privatizimit te Albpetrolit. Berisha: Patos Marinza 6 miliard fuci nafte!!!

Kryeministri Berisha: Privatizimi i ALBPETROL do të rrisë na maksimum eficencën e përdorimit të burimeve energjetike të vendit.
– Kjo është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën  i jepet përgjigja më  e mirë problemeve të hidrokarbureve.
– Është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi sa më eficent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja.
Këshilli i Ministrave mori dje në shqyrtim dhe miratoi vendimin “Për miratimin e amendamentit nr.2 te marrëveshjes lidhur me 26.7.1993 ndërmjet Ministrisë se Industrisë Burimeve Minerare dhe Energjetikes (sot Ministria e Ekonomise, Tregtisë dhe Energjitikes) dhe Albpetrol-it bashkesise ekonomike te naftës dhe gazit) (sot shoqëria “AlbPetrol” sh.a”).
Duke e vlerësuar privatizimin e AlbPetrol, një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, me të cilin qeveria shqiptare synon të rrisë eficencën në maksimum të përdorimit të burimeve energjetike të vendit, kryeministri Berisha përcaktoi përshkallëzimin e mëtejshëm të privatizimit të plotë, si një prej qëllimeve kryesore i politikave ekonomike te kësaj maxhorance.
Kryeministri theksoi se është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi sa më eficent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja.
Duke theksuar se privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin, Kryeministri u shpreh se marrëveshja në fjalë  është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën  i jepet përgjigja më  e mirë problemeve të hidrokarbureve.
Kryeministri tha se opozita e kundërshtoi këtë marrëveshje, duke votuar në këtë mënyrë kundër një marrëveshjeje të firmosur nga vetë ata. “Marrëveshja kryesore hidrokarbure dhe me  e fuqishme është firmosur nga qeveria socialiste dhe Bankers Petrolium, por pavarësisht se kanë 74 ministra dhe kryeministra në parlament dhe jashtë tij se kanë patur si parim që i fusnin në skuadër në qeveri dhe i nxirrnin, pavarësisht nga kjo, nuk duan tia dinë për marrëveshjen që kanë firmosur dhe votojnë kundër marrëveshjeve që i kanë firmosur vetë ata.”
Në fjalën e tij për këtë vendim, kryeministri Berisha u shpreh:
Një çështje tjetre jashtëzakonisht e rëndësishme është dhe privatizimi i AlbPetrol-it. Me këtë privatizim qeveria shqiptare synon të rrisë eficencën në maksimum të përdorimit të burimeve energjetike të vendit. E vërteta është se zhvillimet e 5-6 viteve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë fushë dhe se sipas studimeve kërkimeve dhe gjetjeve universalisht të besueshme disponon fushën e naftës më të madhe në Evropës, e cila është fusha e Patos Marinzës. Kjo fushë në të cilën operon Bankers Petrolium përllogarit të ketë 6 miliard fuçi naftë bruto, e cila me metoda parësore dhe dytësore mund të  nxjerre deri në 50 milion ton. Por kërkimet vazhdojnë, të dhëna optimiste ekzistojnë në zona të tjera, në Delvinë, në Adriatik, në Jon, rrëzë Shpiragut, po ka interes dhe për Alpet dhe zonën e Veriut. Është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi më eficent por edhe i kërkimit të burimeve te reja.
Opozita e kundërshtoi ligjin pa patur argumenta në parlament. Marrëveshja kryesore hidrokarbure dhe me  e fuqishme është firmosur nga qeveria socialiste dhe Bankers Petrolium, por pavarësisht se kanë 74 ministra dhe kryeministra në parlament dhe jashtë tij se kanë patur si parim që i fusnin në skuadër në qeveri dhe i nxirrnin, pavarësisht nga kjo  nuk duan t’ia dinë për marrëveshjen që kanë firmosur dhe votojnë kundër marrëveshjeve që i kanë firmosur vetë ata.
Natyrisht, kjo nuk do të pengojë qeverinë shqiptare të procedojë me privatizimin e plotë dhe të shndërrojë, të rrisë eficencën  e administrimit dhe menaxhimit të tyre por dhe te krijojë burime të ardhurash për qytetarët shqiptare.
Mendoj se kjo është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën  i jepet përgjigja më  e mirë problemeve të hidrokarbureve, por nga ana tjetër privatizimi është rruga më e sigurte për të goditur korrupsionin. Kur ju deklarova në parlament se i kemi rrëzuar trenat me naftë filloi të struket ai zotëria që bën tani zëdhënësin e kryetarit. Por e dinte gjithë Mallakastra, – jo thotë nuk kam qenë trenist, por s’është e thënë të jesh trenist të rrëmbesh trenin, por treni u rrëzua faktikisht. Shikoni kronikat, mediat  e filmuan në atë kohë. E dhashë këtë shembull për të thënë se sa i madh është presioni i naftës.
Ndaj edhe kjo i jep një përgjigje të shkëlqyer, uroj që të vazhdojë Shqipëria të bëhet një vend shumë i rëndësishëm në fushën e hidrokarbureve, ndonëse drejtimi ynë themelor është energjia e rinovueshme. Ne qëndrojmë prapa përpjekjes për të shndërruar në energji maksimumin e mundshëm të burimeve tona të shumta ujore që kemi.

energjia.al, 13.04.2012