Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OKTA shet naftë iraniane?!

Okta shet derivate të naftës iraniane, kurse konsumatorët e blejnë me çmim të shtrenjtë sikur të jetë naftë nga deti i veriut i llojit ‘Brend’. Programet ndërmjet kompanisë Helenik Petroleum dhe Iranit rreth naftës së papaguar dhe ndërprerjes së livrimit të saj, përsëri nxorën në shesh marrëveshjen e pavolitshme për shitjen e rafinerisë Okta. Me të si çmim themelor për llogaritjen e çmimit të derivateve merret nafta ‘Brend’ e cila kurrë nuk ka mundur, e as që  mund të përpunohet në rafinerinë Okta. Nafta ‘Brend’ në bursat botërore vazhdimisht është më e shtrenjtë madje prej 20 e deri 60 dollarë se llojet e tjera të naftës sikurse që janë nafta saudite, ruse, amerikane… mirëpo, nëse është për ngushëllim, tani për tani nuk do të ketë probleme me furnizimin e Maqedonisë me naftë nga Okta, pasi atje i premtuan ministrit të ekonomisë nga zyra për lidhje e Greqisë dhe nga udhëheqja e rafinerisë.
“Nga raporti që kemi marrë nga zyra jonë që kemi në Athinë, ku qartë parashihen se deri në muaji qershor nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit derivateve të naftës nga ana e Iranit në Greqi, mirëpo po që se ndodh ajo  atëherë nga ana e kompanisë greke ‘Helenik Petrelium’, do ët parashihen burime tjera”, tha  Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
Saraçini thotë se për shkak të kësaj  nuk di se a do të rritet çmimi i derivateve, sepse sikurse që thotë e gjithë varet nga çmimet dhe lëvizjet në bursat botërore. Siç transmetojnë mediat e huaja, Irani i ndërpreu livrimet e naftës dy kompanive më të mëdha në Greqi: Helenik Petroleum dhe Motor Oil Helas, për shkak të llogarive të papaguara. Sipas udhëheqjes së kompanisë Helenik Petroleum problemi u paraqit pasi pagesat bëheshin përmes bankave evropiane, kurse ato refuzuan që ti bëjnë transaksionet. Konsumatorët më të mëdhenj të naftës iraniane në Evropën perëndimore janë Italia, Spanja dhe Greqia.

TV Alsat M, 06.04.2012