Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Antitrusti gjerman akuzon kartelin e naftës. Akuza për konkurrencë të pandershme

Antitrusti gjerman ka ngritur një akuzë për konkurrencë të pandershme kundër 5 kompanive më të mëdha petrolifere dhe shpërndarëse të benzinës që bëjnë pjesë në grupin e kartelit të naftës; “Bp”, “Esso”, “Jet”, “Shell” e “Total”. Këto shoqëri të mëdha të furnizimit pengojnë operimin në kushtet e një tregu të lirë për grupet e vogla të pavarura që praktikisht gjenden përballë një konkurrence të fortë ndaj këtyre kompanive të kartelit të karburantit. Akuza ndaj të pesta shoqërive vjen në një moment  ku sektori është nën presionin e shoqatave të konsumatorit të cilët stigmatizojnë rritjen rekord të cmimit të benzinës në pikat e karburanteve.
Nuk është e drejt shprehet një prej opertorëve të pavarur. Kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Duhet të bëhen sqarime dhe të vendosim drejtësi, kompanitë e mëdha nuk mund ta marrin këtë liri të tillë.
Stacionet e shërbimeve të pavarura dmth pikat e karburantit përbëjnë në Gjermani një të tretën e të gjithë tregut.
Kompania “Shell” mbrohet ndaj kësaj akuze të Gjermanisë duke thënë se fakti që pikat e pavarura të karburantit, që të mos jenë në disavantazh, duhet të aplikohet me ligj.
Në denoncimin e tyre operatorët e vegjël afirmojnë se në shumë raste e kanë blerë karburantin nga grupet e mëdha me një çmim shumë herë më të lartë se sa ato të aplikuara nga shpërndarësit që përfaqësojnë kartelin.

TV ABC News, 06.04.2012