Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turizmi dështon pa energji

Tryeza e bisedimeve ne institucionin e APTryeza e bisedimeve ne institucionin e APDrejtuesit e pushtetit vendor te disa zonave bregdetare kane denoncuar sot problemet qe kane me energjinë elektrike. Gjate një tryeze ne institucionin e Avokatit te Popullit ku ishin dhe përfaqësues te CEZ shpërndarjes, zyrtare te bashkise se Himares thane se kompania ceke nuk ka kryer asnjë investim ne këtë zone. Sipas tyre, tensioni i rrymës elektrike është shume i ulet, defektet janë te shpeshta dhe ndërprerjet e dritave, te gjata. Por drejtues te kompanisë CEZ thonë se deri me 15 maj, ne këto zona do te përfundojnë disa investime për rimëkëmbjen e rrjetit. Te njëjtin problem kane shfaqur edhe bizneset apo drejtuesit lokale te Komunës se Ksamilit, sipas te cilëve, nëse nuk do te ndërhyhet ne kohe, atëherë sezoni turistik ne këtë zone do te jete i dështuar.

TV Vizion Plus, 02.04.2012

Ksamili, Himara, Borshi ankesë te Avokati i Popullit për energjinë
CEZ: Në këto zona po bëhen investime në nënstacione, të cilat do mbyllen në maj.
Avokati i Popullit ka pritur sot përfaqësitë e pushtetit vendor kryesisht të zonave jugore bregdetare të vendit si Ksamili, Himara, Borshi për të dëgjuar ankesat e tyre në lidhje me furnizimin me energji elektrike. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë dhe të CEZ shpërndarje.
Banorët e këtyre zonave paraqitën para institucionit të Avokatit të Popullit ankesat e tyre për energjinë. Sipas tyre tyre rrjeti ekzistent i energjisë nuk është i mjaftueshëm për furnizimin me energji, ndërkohë që janë në prag të sezonit veror.
Përfaqësuesit e CEZ shpërndarje deklaruan se në këto zona po bëhen investime në nënstacione për furnizmin më të mirë me energji për sezonin veror, të cilat pritet të mbyllen në muajin maj.
Ndërkaq po sot komisioni i veprimtarive prodhuese pritet të diskutojë sot raportin e ERE për vitin 2012.

TV ABC News, 02.04.2012