Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha: Në 45 nga 177 shkon numri i ditëve për furnizimin me energji, ndërsa kostoja reduktohet afro 3 herë

Kryeministri Berisha thirri në 17 mars një mbledhje të zgjeruar të Task Forcës së Reformës Rregullatore, ku merrnin pjesë si të ftuar edhe përfaqësues të shumë institucioneve, për të analizuar, diskutuar dhe vendosur mbi thellimin e mëtejshëm të reformave për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Merrnin pjesë dhe përfaqësues të Bankës Botërore, IFC, që kanë dhënë e japin një ndihmë të çmuara në konceptimin dhe zbatimin e kësaj reforme madhore.
Kryeministri Berisha u shpreh se përmirësimi i klimës së biznesit ka qenë dhe është një nga objektivat më madhorë të kësaj qeverisjeje, që konsideron sektorin privat, biznesin, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Rezultat i kësaj politike ka qenë rritja e numrit të bizneseve, përthithja e katër miliardë investime të huaja në 6 vjet, rritja ekonomike dhe rënia e papunësisë, trefishimi i eksporteve, etj.
Ministria e Ekonomisë, vijoi Kryeministri, ka bërë një studim të hollësishëm të të gjithë problematikës së klimës së biznesit dhe masave që duhet të merren për të vendosur një seri standardesh të reja në të gjitha fushat. “Gjithnjë e më shumë po rritet interesi i investitorëve vendas e të huaj për të investuar në këtë vend. Gjithnjë e më shumë bëhet e domosdoshme që burokracia shqiptare t’i shërbejë biznesit sa më mirë, të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën burokratike ndaj tyre”, u shpreh Kryeministri.
Vendosmëria për të vazhduar e thelluar reformat u konkretizua me detyra e hapa konkretë, për t’u ndërmarrë e realizuar në afat kohor prej një muaji, në shumë drejtime të reformës rregullatore si; koha që shpenzohet në marrëdhëniet shtet – biznes, kostoja e këtyre proceseve, numri i hapave dhe procedurave, etj.
Disa nga lehtësitë e tjera që i ofrohen së shpejti biznesit kanë të bëjnë me:
– Numri i procedurave të regjistrimit të biznesit do të reduktohet nga 5 që janë sot në vetëm 2 dhe kostoja e regjistrimit ulet në vetëm 100 leke, nga rreth 112 lekë që ka qenë.
– Për sa u përket lejeve të ndërtimit, Tirana, e cila deri vjet klasifikohej ne vendin e fundit në rajon dhe në botë do të lehtësojë biznesin e ndërtimit duke reduktuar numrin e procedurave dhe kohën për të marrë një leje ndërtimi. Konkretisht numri i procedurave reduktohet nga 24 që janë sot në 5 dhe dhe kohëzgjatja për të marrë një leje ndërtimi do të ulet në mënyrë drastike nga plot 436 ditë që duhen sot në 35 ditë. Kjo e bën të krahasueshme Tiranën me SHBA ku duhen 40 dite.
– Për furnizimin me energji, numri i procedurave reduktohet në 4, nga 6 që është sot, numri i ditëve nga 177 që është sot ulet në vetëm 45 ditë ndërsa kostoja reduktohet afro 3 herë.
Ndër problemet e tjera madhore është procesi i mundimshëm për t’u lidhur me energjinë elektrike, ku për këtë proces duheshin 145 ditë, plus me 520 për qind si çmim të të ardhurave për frymë. Gjithashtu, janë larg standardeve procedurat e tregtisë së jashtme, eksporteve. Pra, edhe atyre u krijohen mundime nga burokracia e kësaj administrate.
Kërkohen dokumente që edhe mund të shmangen. Ju jeni dëshmitarë që në mbledhjen e kaluar ne u ndalëm dhe diskutuam së bashku për “One Stop Shop” për energjinë dhe, nga 22 procedura burokratike, ne arritëm t’i thjeshtojmë ato në 12.

energjia.al, 19.03.2012