Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Transportonin solar me dokumenta false, 2 të arrestuar

Dy shtetas u arrestuan në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi u kapën duke falsifikuar dokumenta për të transportuar ilegalisht lëndë djegëse të tipit Solar.
Operacioni i koduar “Mazuti”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Fatos Korveshaj, 37-vjeç, banues në lagjen “5 Shkurti” Ballsh, Fier si dhe Edmond Troka, 46-vjeç, banues në lagjen “Apolonia” Fier.
Lënda djegëse, transportohej me mjetin tip Fiat kamion, mjet në pronësi të shtetasit Edmond Troka. Këta shtetas përshkonin rrugën Ballsh – Elbasan, me ngarkese rreth 10.000 (dhjetë mijë) kg lëndë djegëse Solar.
Materialet në ngarkim të dy shtetasve të sipërcituar do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”.

www.balkanweb.com, 15.02.2012