Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

S’ka strukturë emergjence, rrezik në Porto Romano

Analiza dhe hetimet që po kryhen pas mbytjes së anijes cisternë “Edirne” kanë nxjerrë në pah nevojën e ngritjes së strukturave të emergjencës që të monitorojnë këtë pjesë të bregdetit. Edhe pse fare pranë “Romano Port” ndodhet baza detare e Bishtit të Pallës, ende nuk është menduar për pajisjen e saj me mjete që kategorizohen për ndihmë dhe shpëtim. Shpërthimi i anijes turke “Edirne” tregoi se ngritja e strukturave të emergjencës në zonën e Porto Romanos është e domosdoshme. Mjetet që u nisën nga Porti Detar i Durrësit mbërritën në vendngjarje pas 1 ore dhe fati e deshi që një motoskaf i vogël i sigurisë së “Romano Port”, të ishte në gatishmëri dhe deti nuk ishte i egërsuar.
HETIMI
Sipas burimeve zyrtare, një grup pune i ngritur nga Kapiteneria e Portit të Durrësit po vazhdon punën për hetimin e ngjarjes detare të datës 15 janar kur anija turke “Edirne” e cila ndodhej në radën e “Romano Port” shpërtheu dhe u mbyt pasi njëri nga tankerët u përfshi nga flakët. Hysni Aruci, kapiteni i Portit të Durrësit thotë se “ende grupi i ekspertëve nuk e ka përfunduar hetimin e ngjarjes. Në fund ai do të paraqesë një raport të hollësishëm të shkaqeve që sollën ngjarjen si dhe për shkallën e gatishmërisë të sektorit të emergjencës”. Bilanci i tragjedisë tashmë dihet, kapiteni dhe 2 marinarë të anijes humbën jetën ndërsa anija përfundoi në fund të detit. Mësohet se, në Durrës në fundjavë erdhi edhe pronari i anijes si dhe përfaqësuesit e kompanisë së sigurimit ku ishte regjistruar anija. Këta të fundit do të kenë në duar një kopje të raportit të grupit hetimor përpara se të vendosin për caktimin e shumës që do të paguajë kompania në formë dëmshpërblimi.
NEVOJAT
Por, ngjarja aksidentale e anijes turke nxori në pah edhe nevojën për ngritjen e strukturave të emergjencës në zonën e Porto Romanos. Atje, veç portit të karburanteve, janë ngritur edhe depozitat gjigante të naftës dhe të gazit. Në këtë zonë mungon shërbimi ambulator mjekësor. Nuk bëhet fjalë për ekzistencën e autoambulancave. Marinarët e mbijetuar atë ditë u dërguan me furgonët e policisë në spitalin rajonal. Pronarët e rimorkiatorëve në portin e Durrësit mezi vendosën të nxirrnin njërin prej mjeteve jashtë këtij porti. Fare pranë Porto Romanos ndodhet edhe Baza Ushtarake e Bishtit të Pallës. Atje, fare mirë mund të strehohen jo vetëm mjetet lundruese të emergjencës por edhe autoambulancat nëse do të vendoset ngritja e një strukture të tillë që funksionon në të gjitha portet e huaja. Sipas specialistëve, “ka ardhur koha që Qendra Ndër-operacionale në Plepa të Durrësit të ketë në dispozicionin e saj edhe një helikopter për ta përdorur në raste të fatkeqësive detare. Tirana ndodhet larg bregdetit kur bëhet fjalë për raste emergjencash e kur ekuipazhet e anijeve në rrezik ndodhen në det”.
Në portin e karburanteve e të gazit në Porto Romano për çdo muaj përpunohen 8 deri 10 anije të cilat.

Gazeta Shqiptare, 22.01.2012