Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urgjent: Mallakastër, 400 banorë pa energji. Reagon CEZ-i!

400 banorë të fshatit Grançie të komunës Qendër të Mallakastrës kanë më shumë se dy javë që jetojnë në mungesë të energjisë elektrike.
Shkak për këtë është bërë djegia e transformatorit. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë marrjen e masave për zgjidhjen e situatës.
“Ne kemi një transformator që ka një vit e gjysmë, gjysmë i djegur. Po bën mbi dy javë që u dogj plotësisht dhe ne jemi pa drita”, deklaron një banor i fshatit.
Banorët i bëjnë thirrje CEZ-it të zgjidhë sa më parë këtë situatë. Në të njëjtin mendim me banorët është edhe kryetari i komunës. Ai thotë se ka kërkuar nga ndërmarrja përkatëse zgjidhjen e problemit, por deri më tani, asgjë nuk ka ndodhur. Kryetari i komunës thotë se ka kontaktuar punonjësit e CEZ dhe që në kontakt të parë me ta, sipas tij, ka vënë re se ky problem nuk do të zgjidhej lehtë.
Pak kohë më parë, të njëjtin problem patën edhe disa banorë të Lezhës, por protestat e banorëve bënë të mundur që CEZ të vendosë një transformator të ri.

TOP Channel, 17.01.2012

CEZ Shpërndarje: Banorët e Ngracies nuk paguajnë, 100% debitorë
Në një deklaratë të djeshme për mediat, si përgjigje ndaj një lajmi që pasqyronte protestën e disa banorëve të fshatit Ngracie në Komunën Qendër të Mallakastrës, “CEZ Shpërndarje” vë-rente se fshati në fjalë është 100% debitor ndaj kompanisë, duke qenë se askush nuk paguan detyrimet ndaj kompanisë. “Në një media sot është transmetuar protesta e disa banoreve të fshatit Ngracie në Komunën Qendër në Mallakastër, pasi iu është djegur transformatori dhe nuk iu është ndërruar nga kompania CEZ Shpërndarje”,- sqaronte Fabiola Haxhillari, zëdhënësja e kompanisë. Deklarata e CEZ Shpërndarje shoqërohej nga një tabelë, ku rezultonte se në rastin e fshatit Ngracie, “numri i debitorëve është 100%”…”Borxhi total (principal + Kamatë) është 2,408,000 Lekë (të reja)”,- vazhdohej në deklaratë. “Kompania CEZ Shpërndarje iu ka bërë disa herë thirrje banorëve të paguajnë energjinë që konsumojnë. Me fillimin e pagesave, CEZ Shpërndarje është e gatshme të përmbushë obligimet që ka ndaj konsumatorëve që paguajnë. Kompania nuk mund të furnizojë pafundësisht konsumatorë që nuk e paguajnë energjinë elektrike”,- përfundonte deklarata.

Gazeta Shqiptare, 18.01.2012