Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urgjent: Zjarri në anijen cisternë, shkon në 3 numri i viktimave, 1 i zhdukur. Update!

Se paku tre persona kane humbur jeten dhe nje tjeter  raportohet i zhdukur nga mbytja e anijes cisterne, pak kohe pasi ajo u perfshi nga flakët, 6 milje larg portit te Porto Romanos.
Ne spitalin e Durresit 12 pjesetaret e ekuipazhit, kryesisht turq jane nen kujdesin e  mjekeve per shkak te gjendjes pas ngjarjes se rende.
Me heret, Drejtori i Drejtorise Detare, Gazmend Tahiri ka bere me dije se nga ekuipazhi kane mbijetuar 12 persona, nderkohe qe nje ka mbetur viktime dhe dy te tjere jane te zhdukur.
Mësohet se anija mbante një flamur panamez, ndërsa kapiteni i saj është slloven, nderkohe qe firma që ka në pronësi anijen quhet ‘Gesan Saygi Denizcilik’ me qendër në Turqi. Ekuipazhi i anijes cisterne përbëhej nga 3 turq, 3 ukrainas, mes të cileve 2 femra dhe 9 azerbajxhanas. Dhe kapiteni i anijes dyshohet të jetë turk.
Anija ka qenë e ngarkuar me naftë dhe ka shkarkuar ngarkesen ne port vetem tre dite me pare. Sot anija kishte marre rrugen e kthimit ne drejtim te Italise.

Gazeta Panorama, 16.01.2012

Mbytet anija cisternë, dyshohet për një gabim njerëzor
Mbyten dy marinarë gjeorgjianë, zhduket kapiteni.
Një anije cisternë karburantesh është mbytur vetëm pak milje larg brigjeve të Durrësit. Mësohet se 12 nga 15 anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve dhe dy gra rreth të dyzetave, kanë shpëtuar. Ndërkohë, dy trupa janë nxjerrë nga ujërat e Adriatikut të vdekur, ndërsa nuk dihet ende fati i kapitenit të anijes, trupi i të cilit rezulton i zhdukur. Anëtarët e ekuipazhit që kanë mundur të shpëtojnë janë kryesisht me shtetësi gjeorgjiane, ukrainase, turke dhe azerbajxhanase. Dy helikopterë me polumbarë të RENEA-s dhe forca të Rojës Bregdetare, policisë kufitare dhe Kapitanerisë kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të marinarëve të huaj. Ndërkohë, ekuipazhi me pjesëtarë nga vende të ndryshme, përveç një gabimi njerëzor, dyshohet të jetë shkaku i fundosjes së anijes. Komunikimi i vështirë mes tyre ka vështirësuar organizimin për t’iu përgjigjur në kohë emergjencës së paraqitur, por edhe kërkesën për ndihmë. Megjithatë, që nga çasti që zjarri ka përfshirë anijen “Edirne” deri te fundosja e saj ka kaluar vetëm pak kohë, afërsisht 15 minuta. Nga deklarimet paraprake të pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes rezulton se para incidentit që pasoi edhe mbytjen e anijes, dy pastrues të saj po pastronin depozitën nr.3 të anijes. Për të verifikuar gjendjen ka zbritur edhe kapiteni i anijes, azerbajxhanasi Khayyam Mammadov, ndërkohë që është dëgjuar shpërthimi. Të shpëtuarit, pas zbritjes në tokë, janë dërguar në spitalin e Durrësit ku i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore si dhe dhënies së ndihmës së parë. Shumica e tyre janë ende në kushtet e një shoku. Anija 4 mijë tonëshe “Edirne” me flamur të Sierra Leones dhe port regjistrimi Freetoën, kryeqyteti i këtij shteti afrikan, është mbytur në det të hapur pas një zjarri që ka rënë në të. Ndonëse anija cisternë ishte bosh, e kishte shkarkuar ngarkesën prej 3046 tonë benzinë në ‘Romano Port’ të Durrësit, zjarri që ka rënë ka qenë fatal, duke sjellë për pasojë mbytjen e saj.
Ngjarja
Pas ngjarjes detare të tetorit, kur anija e huaj e transportit të mallrave, “Reina 1” u fundos në ujërat e Adriatikut pas përplasjes me tragetin “Ankara”, mbytja e anijes “Edirne” regjistron një tjetër ngjarje të rëndë detare. Ajo vjen gjithashtu menjëherë pas përmbysjes së kroçerës me turistë në Itali, duke krijuar situata jo fort të zakonshme në Mesdhe, i cili është shndërruar në një rrugë ujore me drejtues mjetesh jo fort të përgjegjshëm. “Edirne” u përfshi nga flakët rreth orës 13:30 të ditës së diel. Në një deklaratë për shtyp, Drejtoria e Policisë së Durrësit njoftoi se rreth orës 13:40 mori njoftim se një vatër tymi ishte shfaqur në afërsi të anijes “Edirne”, të ankoruar rreth 6 milje larg bregut të detit në Porto-Romano dhe në drejtim të saj u nisën në mënyrë të menjëhershme mjete lundruese të Policisë Kufitare Durrës, shërbime nga toka të policisë së qarkut dhe asaj kufitare. Në një kohë thuajse rekord, shërbimet e nisura drejt vendit të ngjarjes kanë mundur të japin ndihmë për marinarët, shumica e të cilëve kishte arritur të ngjitej në barkën e shpëtimit të anijes dhe të 12 janë transportuar drejt spitalit rajonal të Durrësit, ku edhe ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake të kryera nga autoritetet policore, detare dhe doganore janë konstatuar vetëm të dhënat paraprake për mbërritjen e anijes në port, ngarkesën si dhe përbërjen e ekuipazhit. Nga këto verifikime rezultoi se anija me flamur të Sierra Leones, me ekuipazh të përbërë nga 15 shtetas, nga të cilët 6 me shtetësi gjeorgjiane, 3 turke, 2 ukrainase dhe 4 azerbajxhanase, ishte ankoruar në radë në datën 12 janar, pasi kishte shkarkuar 3046 tonë benzinë në portin e karburanteve “Romano-Port”. Përveç helikopterëve të RENEA-s dhe mjeteve lundruese që kanë vijuar për orë të tëra operacionin, nën drejtimin e Shtabit të Emergjencave të Prefekturës të kryesuar nga prefekti Genci Alizoti, në gatishmëri kanë qenë dhe 4 autoambulanca të spitalit. Kërkimet për gjetjen e kapitenit kanë vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, por pa sukses.

Gazeta Shqip, 16.01.2012

Anija cisternë e mbytur, kërkime në det për kapitenin
Kanë rinisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm kerkimet per gjetjen e trupit të kapitenit të anijes cisternë ‘Edirne’, Khayyam Mammadov, i cili rezulton i zhdukur pas ngjarjes se djeshme 6 milje larg Porto Romanos, pasi anija u përfshi nga flakët dhe më pas u mbyt.
Kerkimet po vijojne me helikopter dhe 2 motovedeta. Kerkimet vijuan dje nga ora 14:00 deri ne oren 17 e 30 minuta dhe u nderprene per shkak te erresires dhe motit te keq´, per te rinisur mengjesin e sotem.
Rreth orës 12:00 në operacionin për gjetjen e kapitenit të zhdukur janë bashkuar dhe polumbarët e forcave RENEA.
Polumbarët nisën kërkimin brenda anijes së mbytur, por kanë hasur vështirësi për shkak të rrymave detare të shumta në këtë zonë të detit.
Dje rreth orës 13:40, 6 milje larg brigjeve të Porto Romanos, një anije cisternë shpërtheu fuqishëm dhe pas 15 minutash ajo përfundoi në fund të detit. Anija quhej “Edirne” dhe lundronte me flamur të shtetit të Sierra Leones. Në anije ndodheshin 15 marinarë prej të cilëve 13 meshkuj dhe 2 femra. Marinarët e anijes ishin të disa kombësive. Tre prej tyre ishin turq, dy ukrainas, katër azerbaxhianas dhe 6 gjeorgjianë. Pas shpërthimit anëtarët e ekuipazhit të anijes u ndodhën të traumatizuar në det. Për shkak të distancës së afërt të anijes nga bregu, shpërthimi është parë nga punëtorët e Porto Romanos të cilët po merren me ndërtimin e dallgëthyesit të “Romano Port”. Ata kanë njoftuar edhe kapitenarinë e portit detar të Durrësit si dhe policinë kufitare për ngjarjen. Me një varkë të vogël prej druri cila i përket strukturës së sigurisë së “Romano Port” brenda 10 minutash është bërë e mundur vajtja në vendin e shpërthimit dhe ndihma për 12 detarët e mbijetuar.
Ata pasi u nxorën në breg të detit u transportuan në spitalin rajonal të Durrësit ku rezultojnë që të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 3 marinarë mes tyre edhe kapiteni i anijes 53-vjeçari Khayyam Mmadov nga Azerbaixhani rezultojnë të mbytur. Dy prej tyre janë gjetur ndërsa një i tretë ende nuk është gjendur. Gazeta Shqiptare zbulon emrat e ekuipazhit te anijes cisterne.
Ekuipazhi
Personat, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në vijim të patrullimeve të kryera në det:
Malkhaz Lazishvili, 54 vjeç, i vdekur.
Beka Urushadze, gjeorgjian, i vdekur.
Khayyam Mammadov, nga Azernaxhani, 58 vjeç, i zhdukur.
Te mbijetuar
Ola Hatazase, e mbijetuar
Basilande Autande, e mbijetuar.
Vladimir Vershanos, i mbijetuar.
Torineva Arisa, i mbijetuar
Jozef Katamatzi, i mbijetuar
Stela ibrahimov, i mbijetuar
Arif Mardonov, i mbijetuar
Mesut Pakahash, i mbijetuar
Ening Holdez, i mbijetuar
Mikariev Totanie, i mbijetuar
Harkun Turkish, i mbijetuar
Ramik Malikov, i mbijetuar.
Anija çisternë ka shkarkuar 3 ditë më parë një ngarkesë prej 3500 tonë karburant dhe ishte duke u larguar nga vendi ynë kur papritur ka marrë flakë si pasojë e një shpërthimi brenda saj dhe më pas është fundosur e tëra. Shkak per shperthimin dyshohet se eshte bere momenti i pastrimit te depozitave ku mbahej karburanti, por hetimet per zbardhjen e ngjarjes, vazhdojne nga Prokuroria e Durresit.

www.balkanweb.com, 16.01.2012