Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST: Në 11-13 janar Tirana dhe Vlora, do të kenë ndërprerje energjie

Për shkak të punimeve në sistemin e transmetimit, në tre ditët në vijim në disa zona në Tiranë dhe Vlorë do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike. Ky njoftim erdhi nga Operatori i Transmetimit të energjisë, OST. Sipas burimeve të OST, për punimet lidhur me marrjen e sinjaleve për sistemin SCADA/EMS në qendrën e re Dispeçerike do të stakohen dy transformatorë në nënstacionin e Selenicës. Ky stakim do të bëhet në datën 11 Janar dhe në oraret 09-11:30 dhe 12:00-14:30 do të ketë ndërprerje të energjisë në zonat: Bashkia Selenice, komunat Armen, Llakatund dhe Selishtë në qarkun e Vlorës. Ndërsa në datën 12 janar në orën 10:00-14:00 për shkak të punimeve për mbrojtjen e linjës 35 kV Sharre -TEC (30/2) në nënstacionin e Sharrës do të ketë stakim të Linjes 35 kV Sharre-TEC. Gjithashtu për pasojë do të jenë pa energji zonat: Kombinat, Yzberisht, Mezez, Ndroq. Ndërsa në 13 Janar, nga ora 09:00-15:00 për shkak të punimeve të nevojshme në linjat 220 kV Tirana -Elbasan do të stakohet remonti i “Fidrit” 126 në Nënstacionin Kinostudio. Madje për pasojë, do të mbesin pa energji edhe zonat: Tufinë dhe ish Uzina e Tankeve.

Gazeta Standard, 10.01.2012