Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prurjet minimale, importohet 17 milionë kw/h energji në ditë

Rreth 17 milion kilovat orë në 24 orë është importi i energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve. Të dhënat që vijnë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se për shkak të kërkesës së madhe si KESH ashtu dhe kompania CEZ po importojnë energji elektrike nga rajoni.
Gjatë kësaj jave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka importuar rreth 12 milion kilovat orë, ndërsa importi i kompanisë CEZ varion nga 4 në 5 milion kilovat orë në ditë. Situata jo e mirë hidrike kushtëzon këto sasi të larta të importit të energjisë. Të dhënat që vijnë nga sallat e komandave në tre hidrocentralet e lumit Drin tregojnë se ende ka probleme me mundësitë e prodhimit të energjisë. Gjatë së mërkurës, liqeni i Fierzës ishte në kuotën e 268.6 metra, rreth 28 metra nën nivelin maksimal që lejohet për periudhën e dimrit.
Ndërsa prurjet në këtë basen ujor janë 170 metër kub, shifër kjo e ultë për periudhën, pasi në gjatë dhjetorit mesatarisht prurjet variojnë nga 600 deri në 1 mijë metër kub në sekondë.  Liqeni prej nga furnizohet hidrocentrali i Komanit është në nivelin 171.3 metra, rreth 4 metra nën nivelin maksimal. Prurjet janë të ulta dhe në këtë liqen kju gjatë së mërkurës ishin 65 metër kub në sekondë. Vau i Dejës që është dhe liqeni i fundit në kaskadën e Drinit është 73.3 metra. Derisa të nisin reshjet e bollshme, sistemi energjetik do të vijojë të importojë sasi të mëdha.
 
TV Albanian Screen, 28.12.2011