Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urgjent: METE, KESH, CEZ, OST: Energji elektrike gjatë festave dhe në vazhdim

Pavarësisht ngarkesave në rrjet, në Tiranë dhe në qytete të tjera, Kesh, Cez Shpërndarje dhe OST garantojnë qytetarët se nuk do të këtë ndërprerje të enegjisë elktrike përgjatë ditëve festive.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, Ministri i Energjitikës Nasip Naço thotë se janë marrë masat e furnizimit pa ndërprerje me energji dhe të gjithë punonjësit do të jenë në gadishmëri që drita të mos mungojë në asnjë shtëpi të qytetarëve shqiptar.
Edhe drejtuesi i Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare, Engjell Zeqo si dhe përfaqësuesi i Cez Shpërndarje Admirim Lakra thonë se do të riparohen në kohë reale të gjitha avaritë që mund të ndodhin.
Edhe pse një pjesë e zonave në Tiranë kanë patur ngakesë në rrjet, si pasojë kanë mbetur në errësirë të plotë, drejtuesit e instutioneve të energjitikës thotë se do të punohet me plan masash për të mos mbetur pa energji elektrike asnjë familje jo vetëm përgjatë ditëve festive por edhe përgjatë 2012-tës.

TV Ora News, 31.12.2011