Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konfindustria: CEZ të rrisë cilësinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve

Pak ditë pas marrjes së vendimit për mos rritjen e çmimit të energjisë për tre vitet e ardhshëm edhe pse kjo kërkohej nga tre operatorët KESH, OST dhe CEZ, Konfindustria mbështet vendimin e fundit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për të mos ndryshuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, bizneset, familjarë, pasi çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është të paktën 15% më i shtrenjtë sesa mesatarja e vendeve të Europës Juglindore, përfshi edhe vende të zhvilluara të BE-së, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku bën me dije se “Konfindustria i bën thirrje ERE-s të kërkojë nga CEZ-i të rrisë me çdo kusht dhe sa më shpejt cilësinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve”.
Sipas studimit të Konfindustrisë, vetëm për 10 mujorin e parë të vitit 2010 dëmet e shkaktuara nga cilësia e dobët e furnizimit/tension, frekuence, etj., ndërprerjeve të rrymës dhe dëmtimeve të makinerive, lëndëve të para, industrive vendore u është shkaktuar një dëm financiar prej më shumë se 23 milion euro.
Konfindustria i kërkon institucioneve shtetërore të marrin sa më parë të gjitha masat e mundshme ligjore për të ndihmuar kompaninë CEZ Shpërndarje sh.a në sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e investimeve të domosdoshme në sistemin e shpërndarjes.
Konfindustria vlerëson, se rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë europiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme të rënda për prodhimin vendas, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe për afrimin e investimeve të huaja në vend.

NOA.al, 18.12.2011