Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet përmirësojnë situatën e hidrocentraleve

Shtohen prurjet në liqenet ujëmbledhës të HEC-ve. Fierza shkon në kuotën e 162.83 metrave nga 296 metra të kapacitetit maksimal.
Situata në HEC-e      Niveli i liqenit        Prurjet
1. Fierza                  262.83 m             300 m3/sek
2. Komani                171.82 m             600 m3/sek
3. Vau i Dejës           74.60 m              60 m3/sek
Ditët e fundit shtimi i reshjeve të shiut dhe i atyre të dëborës në zonat malore kanë dhënë një ndikim pozitiv për sa i përket prurjeve dhe shtimit të nivelit të liqeneve ujëmbledhëse të tri hidrocentraleve më të mëdha në vend: Komanit, Vaut të Dejës dhe atij të Fierzës. Këto prurje kanë përmirësuar disi gjendjen e HEC-eve, por sërish ato mbeten larg kuotave optimale, çka do të zgjidhte prodhimin e energjisë elektrike dhe uljen e sasisë së energjisë nga importi. Aktualisht, pjesa më e madhe e energjisë sigurohet nga importi, dhe një pjesë fare e vogël arrihet të sigurohet nga prodhimi vendas. Burime zyrtare pranë KESH-it kanë bërë të ditur dje për mediat se niveli i prurjeve në kaskadat ku janë instaluar hidrocentralet kryesore të vendit tonë, është rritur lehtë dhe është nën kontroll. Mësohet se hidrocentrali i Komanit, në kaskadën e lumit Drin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 600 MW dhe që gjeneron një prodhim mesatar vjetor prej 2060 GWh, aktualisht ndodhet në nivelin 171.82 metra nga 176 metra që është niveli maksimal i tij. Prurjet në të dje kanë arritur në 600 metër kub në sekondë. Ndërsa hidrocentrali i Fierzës, i cili ka një fuqi të instaluar prej 500 MW dhe një prodhim mesatar vjetor prej 1800 GWh, ndodhet në nivelin e 262.83 metrave, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i tij. Ndërsa për sa u takon prurjeve, ato kanë arritur nivelin e 300 metër kub për sekondë. Ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me fuqi të instaluar prej 250 MW dhe një prodhim mesatar vjetor prej 1000 GWh, niveli i prurjeve është 60 metër kub në sekondë. Ai, ka një kapacitet maksimal 76 metrash, ndërkohë që sot është në lartësinë e 74.60 metrave. Të njëjtat burime pohuan se “për momentin, niveli i ujit në këto hidrocentrale është brenda normave dhe prurjet në to, janë nën kontroll”. Që nga fillimi i vitit dhe deri më sot, KESH ka importuar 4.3 miliardë kWh, dhe po e njëjta sasi është kërkuar në fillim të vitit nga kompania CEZ Shpërndarje për të plotësuar nevojat e konsumatorëve. KESH-it deri në fund të vitit i duhet të importojë energji në sasi totale prej 5.2 miliardë kWh për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit. Zyrtarë të KESH-it shprehen jashtë kamerave për RTV SCAN se, deri tani, energjia e importuar është paguar me overdraft, dhe i është shitur kompanisë private të furnizimit me një çmim rreth 6 herë më të lirë, në 1.48 lekë për kWh. Ndërsa, CEZ Shpërndarje ende nuk ka shlyer detyrimet ndaj korporatës në rreth 55 milionë euro prej 12 muajsh, që nga dhjetori 2010. Zyrtarët e KESH-it insistojnë në kthimin e borxhit të ri, dhe jo të trashëguar siç pretendon CEZ, për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit me energji. Shqipëria, për sa i përket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjetik të saj, radhitet ndër vendet e para në Evrope. Vendi ynë, është një vend me reshje relativisht të shumta. Deri tani është shfrytëzuar rreth 30% këtij potenciali, ndërsa vëllimi i liqeneve artificiale për të rregulluar prurjet e lumenjve është i barabarte me 40% te prurjes vjetore te lumenjve që derdhen në det.

Gazeta Standard, 14.12.2011