Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SKANDALI/ CEZ faturon më shumë energji sesa blen, vë gjoba fiktive për të kërkuar rritje çmimi

Më poshtë do gjeni të detajuara të dhëna se si CEZ shet më shumë energji nga sa blen nga KESH. Po ashtu, për të rritur nivelin e borxhit, vë gjoba e krijon kontrata provizore. Kështu i bën shtetit presion për të rritur çmimin e energjisë. Gazeta Tema disponon dokumentacionin e këtyre shkeljeve skandaloze
Kompania CEZ po vjedh qytetarët dhe shtetin në mënyrë skandaloze, duke faturuar shumë më tepër energji nga ajo që blen nga kompania KESH. Për të provuar një gjë të tillë mjafton të shohësh sasinë e blerë dhe atë të shitur.
Kështu, per periudhen e muajit janar 2011, KESH i shet CEZ-it ne fidrin Nr.330 ne Tirane sasine prej 2.886.000 kw energji, nderkohe per per muajin janar 2011 Kompania CEZ u faturon nga ky fider qytetareve dhe institicioneve shteterore (gjithsej 2093 abonente) sasine 3.940.413 kw me nje diference prej 1.054.413 kw. Per periudhen  e muajit mars 2011, KESH i shet CEZ-it ne fidrin Nr.330 ne Tirane, sasine prej 2.458.000 kw energji, nderkohe per muajin mars 2011 Kompania CEZ u faturon nga ky fider qytetareve dhe institicioneve shteterore (gjithsej 2093 abonente) sasine 2.760.981 kw me nje diference prej  302 981 kw.
Kjo diference pozitive vjen si rezultat i kolaudimit ne menyre te qellimshme nga CEZ per te vjedhur qytetaret sepse si rregull sasia qe KESH i jep CEZ-it gjate shperndrjes duhet te jete me e vogel duke perfshi humbjet teknike ne rrjet qe norma e lejueshme llogaritet 22%. Pra CEZ-i shet me shume se sa merre nga KESH).
Vetem per dy muaj vetem ne fidrin Nr.330 ka nje diference te vjedhur 1.357.394 kw qe i bie me vleren 7.5 leke per kw = 10.180.455 leke te reja. Por nese nje abonent kalon konsumin 300 kw ne muaj cmimi nuk eshte me 7.5 lek te reja, por 13.2 leke. Në kete rast shuma e vjedhur eshte 17.917.600 leke te reja.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, CEZ ka ngritur një strukturë që vendos gjoba arbitrare, që nuk janë autoritet i saj.
CEZ ka ngritur nje strukture te emertuar NTL, e cila penalizon ne menyre arbitrare konsumatoret me motivin e nderhyrjes ne matësa elektrik dhe vendos gjoba te cilat shkojne nga 3000 kw deri ne 20.000 kw. Punonjesit e NTL stimulohen me shperblime te majme kur vendosin shume gjoba fiktive ndaj klientit dhe ne rast te kundert nuk ju jepet paga nga CEZ.
Problemi qendron se keto fatura per keto gjoba nuk vihet ne dijeni klienti. Por qellimi i ketij mekanizmi eshte rritja e vleres se demit ekonomik, te cilen CEZ e paraqet ne fund te vitit ne ERE dhe ja kerkon shtetit qe te kompensoje kete vlere te ketij demi. Shteti eshte i detyruar t’i kompensoje kete vlere ose do te ndodhet nen presionin e rritjes se cmimit te energjis elektrike. Sasia e vleres se gjobave te paligjshme (demi ekonomik qe CEZ i kerkon ERE-s eshte mbi 100 milion euro, por kete shifer kompania e ka paraqitur ne ERE atje merret e sakte.
Pervec dy varianteve te mesiperme CEZ ka nje variant tjeter te vjedhjes dhe kjo realizohet nepermjet kontratave provizore. Qe ne fillim duhet te sqarojme se kontratat provizore jane te paligjshme. Per te rritur vleren e demit ekonomik qe paraqitet tek ERE ne fund te vitit, nuk mjafton ajo qe sqaruam ne piken e dyte por sajohen kontartat provizore ne emer te qytetareve te ndryshem qe nuk kane dijeni per keto kontrata por qe ne fakt jane argumente te Kompanise perballe ERE per te marre nga shteti vleren e demit ekonomik. Keto kontrata provizore automatikisht shoqerohen me gjoba. Ne rruge elektronike do ju vihen ne dispozicion shume te dhena te abonenteve qe ju jane hapur kontrata provizore (vetem per muajin tetor 2011 jane hapur 12.000 kontrata provizore). Nje gazete e perditshme ka shkruar per kete ceshtje ku perfshihej dhe Nastradin Hoxha si abonent qe rezultonte debitor ne CEZ).
Por vjedhjet e CEZ nuk sosin këtu.
Menyre tjeter e vjedhjes qe perdor kompania CEZ eshte per abonentet qe nuk arrijne te paguajne brenda muajit faturen e energjise. Ne kete rast abonentit nuk i nderpritet energjia, por lihet per nje periudhe 6 mujore me qellim qe kamat vonesa 0.5% ne dite te shtohet ne vleren e fatures dhe pastaj kur eshte dyfishuar vlera i behet presion per te paguar gjysmen e vleres ne dore dhe pjesen tjeter te perpjestuar ne muajt ne vazhdim.
Nje metode tjeter abuzimi dhe perfitimi qe perdor Kompania CEZ ndaj konsumatoreve eshte selektimi i abonenteve per te pare kalimin e kufirit 300 kw qe paguhet me vleren 7.5 leke/kw dhe mbi 300 kw paguhet me vleren 13.2 Leke/kw. Atehere pasi selektohen, here fatura mbyllet per 25 dite kalendarike dhe muaji tjeter per 35 dite kalendarike, keshtu qe i bie qe abonenti ne muajt me 35 dite sipas CEZ ta paguajë 1 kw me 13.2 lek.
Të gjithë dokumentet, të dhënat e fidrit, gjobat e dhëna dhe kontratat provizore disponohen nga gazeta, për të provuar këtë abuzim skandaloz.

Gazeta Tema, 30.11.2011