Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Financat: Gati ligji i ri për akcizat

Ministria e Financave është duke përfunduar ligjin e ri për akcizat, i cili pritet të vijë shumë shpejt në kuvend. Ligji do të jetë sipas kërkesave dhe standardeve të Bashkimit Europian, duke iu përshtatur tregut vendës. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, ligji i ri i akcizave nuk pret rrjetin e tarifave, por thjesht do të ketë ndryshim procedurash. Por duke u nisur nga deklarimet e fundit të Bodes pritet që të ketë rritje të akcizës për cigaret në kuadrin e fushatës së ndërmarrë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për luftën kundër duhanit. Akciza e cigareve planifikohet të rritet nga 70 lekë paketa, në 90 lekë paketa. Ndërsa, shumatorja e TVSh-së, akcizës dhe tarifës doganore në vend kap 40%. Pak kohë më parë, ministri Bode ka argumentuar se akciza është programuar të rritet deri më 2015-ën, pasi nuk mund të rritet menjëherë. Sepse, sipas tij, ka të bëjë me rregullat e qarkullimit të mallrave dhe reagimin e konsumatorëve ndaj produktit.

Gazeta Mapo, 10.11.2011