Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Naço: Do privatizohen 95% e pronave shtetërore! (Liberalizohet tregu i energjise, hiqen 15 koncesione hidrocentralesh & 20 licensa nafte)

Rreth 95% përqind të pronave shtetërore do të privatizohen, pasi ky proces i shërben ekonomisë shqiptare. Kështu ka deklaruar Ministri i Ekonomisë Nasip Naço gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo”, në TVNews24 ku zbardhi vendimin e qeverisë për privatizimet teksa bëri të ditur se shteti me këtë synon që t’i kalojë përmes këtij procesi pasuritë që mbajnë emrin e shtetit.
Deklaratat e opozitës se nuk do njohin këtë proces, ministri i ka konsideruar si një moment krize të së majtës.
“Ne do mbajmë ato objekte që janë strategjike dhe pjesën tjetër, gati 95% do kalojnë në privatizim. Ne do të vazhdojmë në këtë drejtim pavarësisht se cfarë thotë opozita se kur të vijmë nesër në pushtet, ne do ti heqim këto privatizime. Janë momente të krizave që janë në mes të opozitës, të cilët duan të frenojnë këtë proces privatizimi. Një proces që unë besoj se i shërben si ekonomisë së vendit, si hapjeve të vendeve të reja të punës, si shtimit të të ardhurave si dhe forcimit të të ardhurave në buxhet për të investuar në sektorë të tjerë që janë të rëndësishëm dhe strategjik për vendin tonë”.
Ministri ka paralajmëruar dhe liberalizimin e tregut energjitik duke pranuar se në këtë sektor jo gjithcka ka ecur sipas parashikimeve.
“Gjërat nuk kanë ecur sipas parashikimeve, sepse duke qënë një monopol në treg, kjo kompani nuk ka qenë korrekt në zbatimin e ligjit për të hequr tendencat monopoliste që janë në treg dhe për të lejuar dhe operatorë të tjerë për të furnizuar. Nisma ka vajtur në Kuvend është marrë nga Ministria e Ekonomisë, mund t’ju them që vetëm nëpërmjet kësaj nisme, kompanisë KESH sh.a, nëpërmjet buxhetit kursehen 40 milionë euro.
Është një reformë e bërë në mënyrë të tillë, e para për të liberalizuar tregun dhe e dyta për të ruajtur interesat e kësaj pasurie kombëtare”.
Ministri i Ekonomisë u ndal edhe tek çmimet e energjisë elektrike duke përmendur se ato menaxhohen tashmë nga një kompani private sic është CEZ.
Ministri Naço paralajmëroi gjithashtu edhe prishjen e 15 kontratave koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve në vend, për shkak të problemeve ligjore dhe financiare si dhe heqjen e licensave për 20 subjekte të tregtimit të hidro-karbureve, pasi është kosntatuar sepse është abuzuar me cilësinë e tyre. Për të njëjtën arsye, tha Naço, janë hequr dhe 60 licensa të tilla pas një kontrolli të ushtruar vetëm pak kohë më parë.

www.balkanweb.com, 25.10.2011