Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, stacione për makinat elektrike

Kryeqyteti bullgar, Sofja, do të ketë stacione karikimi të makinave elektrike brenda pak javësh, sipas ministrit bullgar të Ekonomisë dhe Energjisë, Traicho Traikov.
Traikov tha se ishte në favor që të zbatonte nxitës ligjorë për përdorimin e makinave elektrike.
Ministri shprehu zhgënjimin që shteti nuk ka bërë shumë në këtë drejtim.
Sipas tij, masa dhe nxitës të tillë lidhen kryesisht me fonde që duhet të dalin nga buxheti. Ai listoi si incentiva të mundshme përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për blerjen e makinave elektrike, eliminimin e tarifave të regjistrimit dhe privilegjet për parkim.
Ministri theksoi se Sofja duhet të ndjekë shembullin e kryeqytetit francez, Parisit, që ka prezantuar një projekt në shkallë të gjerë, për të dhënë me qira përkohësisht makina elektrike dhe biçikleta të zakonshme për t’u përdorur në trafikun urban.

Revista Monitor, 16.10.2011