Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohen vendburime të reja nafte në Shqipëri

Harta e vendburimeve aktuale të naftës do të zgjerohet me tre pika të tjera, në veri dhe në lindje të vendit. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besjan Pesha, tha për RTV SCAN se, do të hapen tre puse të reja nafte në zonën e Shkodrës dhe të Beratit.
Pesha thotë se, rezultatet e kërkimit janë pozitive dhe se pas një muaji do të fillojë puna për shpimin e puseve të reja nga kompania koncesionare. Pesha tha se, rezultate pozitive janë marrë dhe nga kërkimet në detin Jon e Adriatik.
Gjithashtu, nga kërkimet e bëra deri tani, mendohet se edhe në Alpe mund të ketë një zonë me vendburime nafte, duke e zgjeruar më tej hartën e vendit, gjë që shpjegon dhe interesin në rritje për investime të huaja në këtë sektor.

TV Scan, 03.10.2011