Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimi i IQT, cilësi më e lartë karburantesh

Shërbimet publike të ofruara nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) do të zëvendësohen nga ato private. Të gjithë jemi dëshmitarë të cilësisë së dobët të karburanteve që tregtohen në vend, ku ndotja prej tyre shkakton probleme të shumta për konsumatorët. Por problemet nuk janë vetëm shëndetësore, pasi cilësia e dobët sjell kosto shtesë për konsumatorin shqiptar në mirëmbajtjen e automjetit.
Këshilltarja ekonomike pranë Kryeministrit, Suzana Guxholli, tha për RTV SCAN se, privatizimi i këtij shërbimi do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e karburanteve. Kontrolli privat i cilësisë së karburanteve është një praktikë e njohur në të gjitha vendet e zhvilluara dhe nuk sjell kosto shtesë për konsumatorin.

TV Scan, 08.09.2011