Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen elektricisti dhe faturistja, vodhën energjinë

Ndërhynin në sahatet e matjes së energjisë kundrejt përfitimeve personale, por janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Në pranga kanë përfunduar një elektricist dhe një faturiste, të cilët dyshohen për korrupsion. Policia shpjegoi se gjatë operacionit “Faturuesi” u arrestuan Fitim Xhelal Hysenaj, 46 vjeç, elektricist pranë Kompanisë CEZ dhe Mele Sulejman Toçilla, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, faturiste e energjisë elektrike pranë të njëjtës kompani. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndërhynin në matësit e energjisë elektrike, duke bërë kështu uljen e shpenzimit të energjisë, e cila tregonte shpenzimin shumë herë më pak nga sa mund të shpenzonte realisht një konsumator. Pas hetimit rezulton se ndërhyrjet në matës i bënin duke u marrë qytetarëve shumat e parave nga 20 mijë deri ne 30 mijë lekë. Për këtë, burimet nga grupi hetimor thanë se kanë disa raste të dokumentuara, ndërkohë që denoncimi është kryer nga vetë kompania CEZ. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Gazeta Shqip, 04.09.2011