Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tension në Bulqizë, përplasje minatorë-polici 3 ish-grevistë në spital

Konfederata e sindikatës së minatorëve dhe Komisioni i Grevës vendosën t’i lenë edhe 2 ditë kohë firmës austriake ACR për plotësimin e kërkesave të tyre, ndryshe do të rinisë greva e urise. Nderkohe situata sot ne Bulqize ka qene e tensionuar. Shkak u bë një kamion i ngarkuar me materiale që shërbejnë për riparimin e shkarjeve në minierën e Bulqizës. Minatoret kunder riparimeve ne miniere: ‘Me pare te arrihet marreveshja’. Policia tenton te hape rrugen konfrontim mes tyre dhe minatoreve, 3  ish-greviste ne spital
KONFRONTOHEN ME POLICINË, 3 ISH-GREVISTË NË SPITAL
Ora 11:10-Tre ish-grevistë kanë përfunduar në spital. Mësohet se Dashamir Neziri, Arif Liveshi dhe Rifat Sallaku kanë marrë plage teksa janë konfrontuar me policinë. Konfrontimi erdhi gjatë protestës që minatorët po zhvillonin në hyrje të minierës së Bulqizës. Minatorë dhe familjarë të tyre tentuan të ndalojnë kamionin me trarë që policia u mundua të fuste në ambientet brenda minierës.
Policia ka përdorur edhe gaz lotësjellës për të shpërndarë minatorët të cilët po mbajnë të bllokuar hyrjen në minierë duke mos lejuar të hyjnë në minierë asnjë makineri. Gjithashtu mësohet se forca të shumta policie ndodhen në Bulqizë për të mbajtur nën kontroll situatën e cila është tensionuar shumë.
MINATORET KONFLIKTOHEN ME POLICINE
ORA 10:45-Acarohet situata në Bulqizë, policia dhe minatorët janë konfrontuar mes tyre në hyrje të minierës. Shkak u bë një kamion i ngarkuar me materiale që shërbejnë për riparimin e shkarjeve në minierën e Bulqizës. Firma ACR ka urdhëruar futjen brenda minierës të kamionit, por minatorët nuk kanë pranuar. Menjëherë forcat speciale të policisë që prej ditësh ndodhen në Bulqizë kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.
Në protestën e minatorëve në hyrje të minierës ka shumë gra dhe fëmijë. Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj shprehet se policia po ushtron dhunë mbi protestuesit. Minatoret nuk pranojne riparime ne miniere, pasi investimet ne miniere sipas tyre duhet te behen ne kuader te nje marreveshjeje mes tyre dhe firmes ACR.
MINATORËT E BULQIZËS: ACR 2 DITË AFAT TË PLOTËSOJË KËRKESAT
Ora 08:00-Konfederata e sindikatës së minatorëve dhe Komisioni i Grevës vendosën t’i lenë edhe 2 ditë kohë firmës austriake ACR për plotësimin e kërkesave të tyre, ndryshe do të rinisë greva e urisë.
Minatorët e Bulqizës caktuan që dita e sotme dhe e nesërme të jenë ditë reflektimi për kompaninë austriake që kjo e fundit të arrijë një marrëveshje zyrtare.
Në të kundërt, minatorët kërcënojnë se do të përshkallëzojnë protestat që vijojnë prej 3 muajsh dhe rifutjen në grevë urie.
Ashtu si edhe 3 ditët e shkuara minatorët i janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit edhe sot ambienteve të ACR-së për të zhvilluar protestën e tyre.
Ata mbeten të vendosur në kërkesat e tyre për investim në minierën e Bulqizës, rritje të pagës në nivelin 20-40%, si dhe përmirësim të kushteve të punës.

www.balkanweb.com, 25.08.2011