Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greva e grekëve nuk do të prekë Kakavijën

Doganierët grekë kërcënojnë me greva, ndërkohë që drejtori i kufirit Eduart Caka deklaron se pas bisedimeve të së hënës u ra dakord që kjo grevë të mos prekë pikën doganore të Kakavijës.
Kakavijë
Burime nga pikat kufitare bëjnë të ditur se pritej që nesër të zhvillohej një grevë e doganierëve grekë, çka do të çonte në mbylljen e kufirit. Mëngjesin e sotëm drejtori i kufirit në Gjirokastër mësohet se ka zhvilluar një takim me palën greke dhe një takim i dytë u zhvillua në mesditë. Në fund të këtyre takimeve u ra dakord që greva të mos prekë pikën e Kakavijës.
Doganierët grekë kanë bërë greva herë pas here duke bllokuar punën në pikat kufitare. Megjithatë dëmi më i madh shkaktohet në kohën kur hyrje-daljet në kufi janë më të shumta për shkak të lëvizjes së emigrantëve.

Gazeta Shekulli, 22.08.2011