Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërcënohet me jetë Ilir Meta, RENEA e merr në mbrojtje

Policia kanë marrë nën mbrojtjen kreun e LSI Ilir Meta pas kërcënimeve në adresë të tij ditët e fundit. Që prej 15 ditësh kreu i LSI është nën mbikqyrjen e forcave RENEA pas denoncimit në Policinë e Shtetit për kërcënime.
Mësohet se kreu i LSI është kërcënuar me jetën përmes mesazheve telefonike. Mesazhet thonë burimet e policisë i kanë ardhur kreut të LSI nga telefona jashtë vendit dhe po hetohet lidhur me origjinën e tyre.
Një grup prej 7 pjestarësh të forcave RENEA e shoqërojnë Metën në cdo lëvizje që ai bën. Aktualisht Ilir Meta po pushon tek Gjiri i Lazlit me familjen dhe po mbrohet nga efektivat e RENEA-s që janë pozicionuar jashtë ambienteve në të cilat ai pushon në shërbim 24 orësh.
Ambienti ku aktualisht po pushon Meta është dhe nën mbikqyrjen e kamerave të sigurisë.
Prej kohesh Ilir Meta është në një proces gjyqësor pas publikimit të një video me ish-vartësinë të Dritan Prifti.

www.balkanweb.com, 19.08.2011