Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

METE: Të ndërpritet greva në ambjentet e minierës së Bulqizës

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën me dije opinionin publik se nëpërmjet Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit ju drejtua më datë 15.08.2011 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër me kërkesën:
Për mbrojtjen e jetës së minatorëve dhe interesave pasurore të shtetit në Minierën e Bulqizës me qëllim, zhbllokimin e situatës së rrezikshme të krijuar në ambjentet e brendshme të minierës së Bulqizës për shkak të organizimit të një greve urie nga një grup minatorësh.
Ndërprerja e punës në minierë për shkak të kësaj greve, ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve.
Gjithashtu, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare.
Moskryerja e veprimtarive jetike për mirëmbajtjen e minierës përbën bllokimin e minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e makinerive të instaluara në minierë të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme financiare.
Bazuar në këtë kërkesë, me datë 17.08.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër mori vendimin e ndërmjetëm, me anë të së cilës vendosi:
1) Pranimin e kërkesës
2) Lejimin e specialistëve që kanë lidhje me marrjen e masave për eleminimin e rreziqeve për jetën dhe shëndetin e minatorëve në minierë
3) Nxjerrjen e minatorëve grevistë nga ambjentet e minierës së Bulqizës
Sa më sipër, METE i kërkon strukturave përgjegjëse të shtetit zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

energjia.al, 18.08.2011